Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
88 %
2.6kmh
40 %
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
23 °
Pre
22 °
E hënë, 20 Shtator, 2021
spot_img

Mediat greke fokusohen sërish tek Admir Murataj, publikojnë 13 EMRAT fals që ka përdorur

spot_img

Lajme të ngjashëm

Mediat greke i kanë bërë sërish jehonë vrasjes së Admir Muratajt pas grabitjes së miliona eurove në Rinas pak ditë më parë. Murataj ishte emër jo pak i lakuar në vendin fqinj pasi u arratis nga burgu i Trikallas në vitin 2013, bashkë me anëtarët e grupit të tij.

Ndërkohë, mediat greke janë fokusuar sërish tek ajo që ndodhi në Rinas, mbi faktin se kush e vrau Muratajn.

Ndërkohë po ashtu janë bërë publike edhe 13 identitetet false që ka përdorur Murataj për t’u fshehur gjatë kohës që ishte në arrati.

Sipas tyre, 48-vjeçari ka përdorur gjatë kësaj kohe identitet si: Kristaq Murataj, Admir Murati, Kristaq Murati, Admir Murataz, Kristaq Murataz, Admir Xhaferi, Kristaq Xhaferi, Admir Nikaj, Kristaq Nikaj, Xhafer Nikaj dhe Kristaq Azemi. Mediat greke shkruajnë gjithashtu se autoritetet kanë pasur dyshime se Murataj fshihej në Kosovë.

Ndërkohë, sipas hetimeve në Shqipëri, Admir Muaratj u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, rreth 1 km larg nga pista e Rinasit ku edhe u krye grabitja.

Prokurorët kanë gjetur një telefon, që i është nënshtruar ekspertimeve, ndërsa hetuesit kanë rindërtuar ngjarjen. Murataj tentoi të digjte furgonin me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” pranë Urës së Tapizës në Tiranë, por pasi pikasi policinë u përfshi në një përleshje me armë.

Forcat e FNSH-së janë afruar dhe u kanë bërë thirrje “Ndal, Policia!”. Në këtë kohë, grabitësit kanë nisur të qëllojnë me armë. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë u janë kundërpërgjigjur me armë. Nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i vrarë njëri nga grabitësit.

Në kohën kur autorët po vijonin të qëllonin, grupi i gatshëm është shpërndarë në mënyrë që t’i rrethonte. Dy prej efektivëve kanë hipur në një kodër, në mënyrë që të kishin fushëpamje më të qartë.

Ndërsa autorët kanë përfituar nga ky moment për t’u larguar. Kanë braktisur furgonin pa arritur që ta digjnin dhe kanë kaluar përroin përmes një ure të vogël dhe janë larguar me një mjet tjetër.

Pas kësaj policia ka gjetur dy automjete të djegur, që dyshohet se janë përdorur nga autorët. Deri më tani ende nuk ka asnjë gjurmë për grabitësit.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img