Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Mediat greke “falenderojnë” politikën shqiptare: Conference League më pranë Athinës, 150 milionë euro drejt zhvendosjes në Greqi (SITUATA KONFLIKTUALE)

Shkruar nga Newsbomb

Vazhdimi i situatës në futbollin shqiptar, ku presidenti i FSHF, Armand Duka është i pezulluar me një vendim gjykate, dhe po ashtu edhe sekretari i përgjithshëm i FSHF, me ndërhyrjen “brutale” të gjykatave për procesin e zgjedhjeve në komunitetin e futbollit, po vë në rrezik serioz zhvillimin e ndeshjes finale të Conference League për herë të parë në Shqipëri.

Ndeshja parashikohet të zhvillohet në 25 maj, ditë e mërkurë në orën 21.00 sipas orës lokale. Vendimi zyrtar nga UEFA është marrë në datën 26 qershor 2021, pas një varg dokumentesh plotësuar nga vendet që ishin pretendente për të pritur dy finalistet e Conference League.

Por, përkundër këtij njoftimi që gjendet edhe në faqen e UEFA, zyrtarët e kësaj të fundit po shohin situatën në Shqipëri, me FSHF-në e vënë nën presion nga vendimet e gjykatave.

Media greke, po i mëshon faktit se ndeshja do të vendoset të luhet në Athinë, edhe pse UEFA dhe drejtuesi i saj Ceferin, ende nuk kanë vendosur ndryshe. Ceferin i referohet takimit që pati me kryeministrin Edi Rama në Tiranë në 3 shkurt, në një vizitë një ditore, për të qartësuar situatën dhe për të kërkuar garanci nga kryeministri i Shqipërisë, se nuk do të ketë ndërhyrje në punët e futbollit dhe se nëse një situatë e tillë konfliktuale do të vazhdonte, kjo do të rrezikonte seriozisht zhvillimin e finales së Conference league në Air Albania Stadium.

150 milionë euro supozohet të vijnë në Tiranë me zhvillimin e kësaj ndeshjeje finale, duke përfshirë dy ekipet finalist me rreth 8000 tifozë secili, plus edhe tifozë nga vende të tjera që kanë filluar prenotimet.

Me qindra sponsor të kësaj finaleje, por edhe me shumë linja ajrore që do të fluturojnë drejt Tiranës, me prenotimet e hoteleve në kryeqytet dhe me qindra vullnetarë që janë angazhuar, kostot e kësaj finaleje dhe të ardhurat për Shqiptarët, përvec imazhit pozitiv në mbarë opionin sportdashës, ku numërohen edhe mbi 64 milionë që do ta ndjekin nga televizionet, do të ishte një kosto shtesë e humbur për Shqipërinë, nëse ndeshja do të anulohej.

Në FSHF vazhdojnë përgatitjet si asgjë të mos ketë ndodhur, por delegacioni i UEFA është në monitorim të vazhdueshëm të situatës.

Gjithnjë e më shumë po diskutohet për Athinën, si vendin pritës të finales së Conference League në Shqipëri. E nëse ndodh kjo, shqiptarët që iu gëzuan një këngëtari si Maluma, do të kenë ç’të humbin nëse do të vazhdojë situata me ndërhyrjen e politikës dhe gjykatave në futbollin shqiptar.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll