Hapësire reklamuese

Rajoni

Mediat greke: Beleri mund të jetë kandidat i Demokracisë së Re për zgjedhjet europiane

Shkruar nga Newsbomb
Mediat greke: Beleri mund të jetë kandidat i Demokracisë së

Këtë vit mbahen zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe Nea Demokratia (Demokracia e Re) me në krye kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, ka përgatitur fletën e votimit.

Mirëpo ajo që ka tërhequr vëmendjen e medias shqiptare është fakti që mediat fqinje raportojnë se mbetet mundësi e hapur që të jetë kandidat dhe Fredi Beleri, kryetari i zgjedhur i Himarës, i cili është dënuar me 2 vite burg për “korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Konkretisht, siç raportojnë mediat greke, të afërm të Fredi Belerit konfirmojnë se kanë pasur kontakte në lidhje me këtë çështje me Nea Demokratia. Madje ata ndër të tjera shtojnë se nuk ka asnjë pengesë ligjore që Beleri të kandidojë në zgjedhjet e Parlamentit Evropian.

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian zhvillohen çdo pesë vjet me votim universal për të rriturit me më shumë se 400 milionë njerëz me të drejtë vote, ato janë zgjedhjet e dyta më të mëdha demokratike në botë pas zgjedhjeve të Indisë.

Deri në vitin 2019, 751 eurodeputetë u zgjodhën në Parlamentin Evropian. Partitë politike evropiane kanë të drejtë të bëjnë fushatë në mbarë BE-në për zgjedhjet evropiane. Ditët e zgjedhjeve janë 4 ditë radhazi. Zgjedhjet e fundit u zhvilluan në 2019 dhe zgjedhjet e ardhshme do të zhvillohen këtë vit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese