Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Mediat ekuadoriane artikull për bosin shqiptar të drogës Dritan Rexhepaj: Si u përpoq të dilte nga burgu, gjatë pandemisë bënte maska dhe pastronte pavionet

spot_img

Lajme të ngjashëm

83800ade37ab2d651411281a0427ec3c

Dritan Rexhepaj, 40 vjeç nga Vlora, është një nga bosët e trafikut të kokainës që vuan dënimin në Ekuador, ndërsa nëvendin tonë u bë i njohur për lidhjen etij me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës në Kamzë në janar të vitit 2020.

Rexhepaj u arrestua në 27 qershor të vitit 2014 në Guayaquil të Ekuadorit, ndërkohë që më pas u zbulua edhe që ai kishte 3 identitete, pasi rezulton i regjistruar me emrat  Ioannis Dionysopoulos (emri grek) dhe me Lulëzim Murataj (emri shqiptar).

Ai u dënua në 10 prill 2015 me 13 vite burg dhe u dërgua të vuante dënimin në burgun e Guayaquil, ndërsa nga viti 2017 u transferua në burgun Latacunga.

Në vitin 2020 Rexhepi kishte nisur procedurat për të marrë lirinë me kusht në Ekuador, pasi kishte shlyer 6 vjet, 2 muaj dhe 12 ditë, pra ishte kryer 48.3% të dënimit, ndaj kërkoi lirimin me kusht për sjellje të mirë.

Gjatë seancës dëgjimore ai u shpreh se gjatë pandemisë ai bënte maska dhe pastronte pavionet çdo të dielë, ndërsa shtoi se pothuajse të gjithë në burgun ku ai vuabte dënimin ishin të infektuar nga koronavirusi.

Por në kohën që ai kërkoi lirimin me kusht dolën në pah infoermacione të reja për 40 vjeçarin. Sipas Europol, ai përdorte mjete të sofistikuara për të drejtuar një organizatë të trafikut të drogës, dhe duke negociuar me kartelet e drogës në Amerikën e Jugut, ai organizoi disa dërgesa të mëdha nkokaine në portet kryesore të Europës.

Kjo bëri që kërkesa e tij për lirim me kusht të refuzohej në 23 dhjetor, ndërsa në “CV-në” e tij ka edhe 3 arratisje nga burgjet. në vitin 2006, nga Policia e Durrësit, në Shqipëri; në 2011, nga burgu i Voghera, Itali; dhe nga Burgu Merksplas, Belgjikë, gjithashtu në 2011.

Më shumë

spot_img