Hapësire reklamuese

Bota

Mediat e huaja: Zbulohet plani Putin, do testojë armë bërthamore në kufi me Ukrainën

Shkruar nga Newsbomb
Mediat e huaja: Zbulohet plani Putin, do testojë armë bërthamore

Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e 223-të, ndërsa Vladimir Putin po planifikon të testojë një armë bërthamore në kufirin me Ukrainën.

Ky fakt raportohet nga prestigjozia amerikane “The Times”, e cila shprehet se një i informacion i tillë i është dërguar nga NATO aleatëve.

Presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelensky, nga ana tjetër ka ratifikuar vendimin e Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare të datës 30 shtator ku thekson se është e pamundur të negociohet me Putin dhe se është nevoja për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të Ukrainës.

Sipas mediave ruse, të paktën 70 mijë vullnetarë kanë kërkuar të marrin pjesë në luftën në Ukrainë por sipas britanikëve, rusët kanë probleme me trajnimin dhe mbledhjen e rekrutëve.

Përdorimi i armëve bërthamore mohohet nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Në mediat perëndimore, politikanë perëndimorë, përdorin shumë retorikën bërthamore. Ne nuk duam të përfshihemi në këtë gjë”, tha Peskov.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu