Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
87 %
2.1kmh
100 %
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
11 °
Hën
10 °
Mar
8 °
E premte, 27 Janar, 2023

Mediat e huaja: Vladimir Putin do t’i nënshtrohet operacionit për të hequr tumorin në bark

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti rus Vladimir Putin pritet t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e tumori në bark,  sipas një burimi të Kremlinit të cituar nga një kanal rus në Telegram.

Ndërsa lufta e Putinit në Ukrainë vazhdon, mjekët e tij e kanë bërë të qartë se ai do t’i duhet t’i nënshtrohet një operacioni të menjëhershëm për të hequr një tumor në bark .

Mediat e huaja shkruajnë që ndërkohë që Putin do të jetë  nën kujdesin e mjekëve, presidenti rus do të duhet t’ia dorëzojë pushtetin liderit të linjës së ashpër të spiunazhit, Sekretarit të Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev për vazhdimin e luftës.

Shëndeti i Putin ka qenë disa herë në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare, në një kohë kur po qarkullojnë zëra se ai vuan nga sëmundje të ndryshme: kancer, demencë e deri edhe Parkinson. Megjithatë, informacionet e reja tregojnë se 69-vjeçari Putin së shpejti do ti ushtrohet një operacioni për të hequr tumorin, shkruan Daily Mail.

Më shumë


spot_img








spot_img