Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1kmh
0 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
29 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Mediat e huaja shkruajnë për rezultatet: Socialistët shqiptarë fitojnë sondazhet, mund të qeverisin pa partner

spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Socialiste e Shqipërisë ka siguruar një mandat të dytë në zgjedhjet e përgjithshme, duke fituar shumicën e vendeve në parlament, këtë e treguan rezultatet gati të plota këtë të martë.

Zgjedhjet shihen si një pikë kyçe për ofertën e vendit për të nisur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaroi se me më shumë se 95 për qind të votave të numëruara, socialistët me drejtim të Kryeministrit Edi Rama kishin fituar rreth 48 për qind të votave ose 74 vende në parlamentin me 140 vende.

Qeveria e mëparshme ishte një koalicion i Socialistëve dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Partia Demokratike e opozitës e Lulzim Basha fitoi 29 për qind, ose 43 vende. LSI renditet e treta me 19 vende.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e së dielës ra në 46.6 për qind, 7 pikë më pak se në 2013.

Vëzhguesit ndërkombëtarë që monitoruan votimin përshëndetën fushatën përgjithësisht të qetë dhe votimin, por vunë në dukje gjithashtu luftën e vazhdueshme politike që ka ndikime negative në demokracinë e vendit.

Ambasada e SHBA në Tiranë tha se incidentet “nuk ishin aq të përhapura sa të ndryshonin rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve”.

Federica Mogherini, shefja e politikës së jashtme të BE dhe komisioneri i zgjerimit Johannes Hahn i kërkuan kabinetit të ri të vazhdojë procesin e reformës.

“Vazhdimi i reformës së drejtësisë dhe lufta kundër trafikut të drogës dhe kultivimit do të jetë e një rëndësie të veçantë në këtë drejtim”, thuhet në deklaratën e tyre.

Socialistët kishin rënë dakord në maj për t’u dhënë demokratëve një rol më të madh në mbikëqyrjen e transparencës së zgjedhjeve.

Të dy partitë u zotuan gjithashtu të punojnë së bashku drejt përfundimit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian,  shkruan AP.

Rama kishte premtuar se kabineti i tij i ri do të punonte fort në një axhendë reformash për të çrrënjosur korrupsionin dhe për të luftuar trafikun e drogës, për të arritur rritje më të shpejtë ekonomike, për të përmirësuar pagën dhe papunësinë më të ulët.

Kombi prej 2.9 milion banorë, anëtar i NATO-s që nga viti 2009, mori statusin e kandidatit të BE në 2014.

Më shumë

spot_img