
Mediat e huaja kanë pasqyruar protestën e opozitës që u zhvillua pasditen e djeshme para Kryeministrisë.
Mediat e huaja shkruajnë se protestuesit e opozitës sulmuan ndërtesën e qeverisë së Shqipërisë me gurë dhe moltov, duke akuzuar zyrtarë shtetërorë për përfshirje në krimin e organizuar dhe korrupsion.
[gallery columns="1" size="large" ids="789381"]
Protesta e opozitës e thirrur nga grupi i Rithemelimit dhe partitë e tjera opozitare nisi rreth orës 17:40. Në këtë protestë kanë mbajtur fjalën disa nga deputetët dhe ish-deputetët e PD. Fjalën i pari e mori Luçiano Boçi, por edhe Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Albana Vokshi. Në fund përmes një video-konference, mbajti fjalën e tij edhe kryedemokrati Sali Berisha.
Lexo edhe: Hodhën molotov drejt policëve në protestën, arrestohen 4 persona, 6 të proceduar
Protesta nisi e qetë, ndërsa më pas mjete piroteknike të rrezikshme, gurë dhe shashka u hodhën në drejtim të efektivëve që u bënë gardh para Kryeministrisë. Asnjë nga drejtuesit e opozitës nuk i ka ndaluar protestuesit, por i kanë lejuar ata që të sulmojnë policët.
Policia e Tiranës njoftoi ditën e sotme se katër persona janë arrestuar dhe 6 të tjerë janë proceduar penalisht për shkak të tensioneve dhe dhunës që ushtruan ditën e djeshme në protestën e thirrur nga opozita.
[gallery columns="2" size="large" ids="789380,789384"]
Personat në fjalë ushtruan veprime të dhunshme gjatë protestës së ditës së djeshme, duke hedhur lëndë piroteknike (kapsolla, flakadanë, molotov), në drejtim të punonjësve të Policisë dhe Kryeministrisë.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 21 flakadanë të plasur; 1 bidon plastik 0.5 L, e mbushur me lëndë djegëse të dyshuar benzinë, me kapsollë të paplasur; 37 bidona plastikë uji, 0.5 L; 6 bidona plastikë të djegur, me aromë lënde djegëse benzinë dhe 3 kapsolla.