Hapësire reklamuese

Bota

Mediat britanike: Shqiptarët po na mbysin me kokainë të pastër

Shkruar nga Newsbomb

Mediat në Britaninë e Madhe kanë publikuar një tjetër artikull tronditës për aktivitetin kriminal të shqiptarëve.

Bëhet fjalë për trafikun dhe shpërndarjen e kokainës në disa nga qytetet më të mëdha britanike si Londër, Manchester, Birmingham dhe Liverpool.

Sipas Daily Star, janë shqiptarët ata që dominojnë tregun e kokainës duke shpërndarë “kokainë të pastër për klientët e tyre të pasur”.

Tabloidi britanik shkruan se në vitin 2017 janë shënuar 432 vdekje, katër herë më shumë se në vitin 2012, por kjo s’ka bërë që kërkesa për kokainë të bjerë.

Një burim pranë shqiptarëve tha për Daily Star se:

“Shqiptarët kanë drogën më të pastër dhe dinë si të merren me të. Kanë muskujt dhe kanë fuqinë. Ata ofrojnë drogë të pastër dhe njerëzit janë të gatshëm të paguajnë për kokainë të cilësisë së lartë. Nuk dëshirojnë drogë që është përzier me vdekjen, dëshirojnë të pastër, edhe më të pastër, dhe dëshirojnë të marrin efektin sa më shpejt”, tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu