Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mediat britanike: Ka rënë ndjeshëm numri i shqiptarëve që vijnë me gomone në Britani, pas marveshjes me Shqipërinë

Shkruar nga Newsbomb
Mediat britanike: Ka rënë ndjeshëm numri i shqiptarëve

Mediat britanike shkruajne se kalimet e paligjshme të shqiptarëve në Kanalin Anglez kanë rënë ndjeshëm gjatë muajve të fundit.

Lajmin e ka bërë me dije një burim i qeverisë britanike. Rënia vjen pas propozimeve prej muajsh të ministrave të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për të goditur emigrantët shqiptarë,  si dhe marrëveshjes së nënshkruar mes Londrës dge Tiranës.

“Ne kemi parë një rënie të dukshme të numrit të shqiptarëve që kalojnë Kanalin me varka të vogla në muajt e fundit,” tha burimi për The Times.

Sipas “The Times”, Shqiptarët përbënin mesatarisht rreth një të tretën e të gjithë njerëzve që kalojnë në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet varkave të vogla nga Franca në vitin 2022, me të paktën 13,000 që kryenin udhëtimin, nga vetëm 800 në 2021.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.