Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Mediat britanike e cilësuan si 'trafikanti idiot shqiptar', flet Olsi Beheluli: Cila është e vërteta e fotos me 'një mal me para'

Shkruar nga Newsbomb

Mediat britanike i kanë kushtuar një artikull shqiptarit Olsi Beheluli, i cili postoi një foto me tufa parsh në duar.

Ai është arrestuar nga policia britanike në vitin 2014, por në një intervistë për "Shqipëria Live", ai ka thënë se nuk ka qenë ajo foto arsyeja e arrestimit.

“E vërteta është që nuk e kam postuar unë atë foton, nuk e kisha idenë që ajo foto është bërë me telefonin tim. Ajo foto nuk tregonte as datë asgjë. Nuk ka qenë kjo arsyeja e arrestimit tim. Foto ka dalë pasi kam hyrë në burg. Kjo foto thonë që është hedhur në Twitter, unë s’kam pasur ndonjëherë Twitter. E kisha harruar që ajo foto është postuar nga unë”.

Beheluli ka dalë nga burgu prillin e vitit të kaluar dhe sipas tij, ato para asnjëherë nuk janë të verifikuara si të pista.

“Ato paratë ishin të pastra, i përkisnin dikujt që është njeriu im",- ka thënë ai.

foto.jpg

foto_2.jpg

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll