Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
37 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Mediat: Basha paguhet 26 mijë euro për punën e tretë në Holandë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazeta “Shekulli” në një shkrim ka publikuar sot të dhënat e pasurisë së kreu të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili rezulton i punësuar edhe në Holandë. Sipas kësaj gazete, në deklaratën e tij të pasurisë, Basha ka deklaruar se ka përfituar rreth 1.5 milionë lekë në vit nga puna si kryebashkiak i Tiranës, por edhe një pagë të siguruar nga Holanda prej 26 mijë eurosh, si drejtuesi i programit EWCP.

Vetë Basha ka deklaruar se ka kryer këtë punë si drejtues i programit me kohë të pjesshme, ndërsa shuma që ka marrë është të paktën dy herë më e lartë se paga vjetore si kreu i bashkisë më të madhe në Shqipëri. Mungojnë detajet rreth programit që vetë Basha ka deklaruar se drejton në Holandë, ku ai vetë ka studiuar dhe udhëton shpesh, së bashku me familjen. Megjithatë, një e ardhur e tillë nuk ka figuruar në deklaratat e pasurisë së Bashës gjatë viteve të fundit, për t’u shfaqur vetëm në vitin 2014, i pari vit kur Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive nuk kontrollohej më nga demokratët.

Në këtë mënyrë, krahas punës si kryetar i bashkisë së Tiranës dhe detyrës si kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, rezulton të jetë i trepunësuar. Por pikërisht, puna që i ka harxhuar më pak kohë rezulton të ketë sjellë më shumë të ardhura për Bashën. Angazhimi në Holandë ka qenë fitimprurës dhe për rrjedhojë në financat familjare është shtuar shuma prej 26 mijë euro. Ndërkohë, Basha nuk merr shpërblim për drejtimin e partisë më të madhe të opozitës shqiptare, që duket të jetë edhe angazhimi i tij më i madh kohor. Deklarata e pasurisë së kryebashkiakut është bërë shpesh objekt debatesh, pas akuzave të socialistëve për fshehje të pasurive.

Vetëm një vit më parë në seancë plenare, ndërsa demokratja Jozefina Topalli kërkoi të gjendeshin rrënjët e pasurive të zyrtarëve të lartë, deputeti socialist, Armando Subashi, propozoi që të hetohej pasuria e Lulzim Bashës, i cili për herë të parë deklaroi 700 milionë lekë pasuri. Deputeti socialist, radhiti pasuritë e Lulzim Bashës, të deklaruara në ILDKP që në vitin 2005, kur ishte 31 vjeç dhe siç theksoi, pa asnjë ditë punë.

“Shtëpi në Holandë, 500 mijë gulden; apartament në Tiranë; apartament tjetër në Tiranë; apartament në Durrës; automjet Mercedes Benz; pikturë me vlerë 6500 euro; orë dore 5200 euro; orë dore tjetër; unazë diamanti 11 mijë euro; servis pjatash kineze 6800 euro; aksione në burse 18 mijë euro.

Është deklarata e bërë në 2005-ën e një 31-vjeçari. Bini dakord t’i gjejmë rrënjët kësaj pasurie. Ta gjejmë si është vënë kjo pasuri pa asnjë ditë punë”, është shprehur Subashi. Të gjitha këto pasuri mungojnë në deklaratën e bërë për vitin 2014, për shkak se në deklaratë përfshihen vetëm ndryshimet vjetore.

Më shumë

spot_img
spot_img