Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

 Mediat: Ardi Veliu ka paraqitur dorëheqjen në tryezën e Ballës

Shkruar nga Newsbomb
 Mediat: Ardi Veliu ka paraqitur dorëheqjen në tryezën e

Ardi Veliu, drejtuesi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, i ka paraqitur dorëheqjen ministrit Taulant Balla. Kështu raportojnë mediat në Tiranë, por pa specifikuar arsyet apo nëse kërkesa që ndodhet në tryezën e ministrit të Brendshëm është pranuar apo jo.

Ardi Veliu u emërua në krye të institucionit që kontrollon Policinë e Shtetit, një vit më parë, në ditët e para të shtatorit 2022.

Është e paqartë se çfarë ka ndodhur në zyrat e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, pasi Veliu prej muajsh kishte nisur një transformim të këtij institucioni, duke rritur dhe nivelin e forcës goditëse ndaj paligjshmërive në radhët e Policisë së Shtetit.

Megjithatë, deri tani nuk ka një njoftim zyrtar as nga zyra e Ministrit dhe as nga zyra e Veliut.

Ditë më parë, ministri Taulant Balla njoftoi se të gjithë efektivët apo drejtuesit e tyre që rezultojnë në bisedat e aplikacioneve "SkyECC" dhe "EncroChat", do të largoheshin nga organizata e Policisë së Shtetit.

Nga bisedat që kanë mbërritur pranë autoriteteve shqiptare nga homologët francezë, të cilat kanë rrjedhur në media, ka dalë dhe emri i Ardi Veliut. Ato lidheshin me kohën kur ai ishte në krye të Policisë së Shtetit, por përmendja e emrit të tij ishte në kontekst pozitiv.

Megjithatë, mbetet për t'u parë nëse këto raportime mediatike do të rezultojnë të vërteta, pasi siç theksuam më sipër, nuk ka asnjë njoftim zyrtar as nga zyra e ministrit dhe as nga ajo e kreut të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese