Aktorja dhe moderatorja shqiptare, Jonida Vokshi pak ditë më parë ka bërë me dije lajmin e hidhur se babai i saj pas problemeve shëndetësore është ndarë nga jeta.
Përmes disa postimeve në “Instagram”, Jonida ka ndarë disa foto me babain, teksa e kujton atë me mall mes lotëve.
Ajo ka rrëqethur përmes fjalëve, ku shkruan: “Një pjesë e shpirtit tim është pranë teje tashmë., ma more me vete bush, pika ime e dobët ti”.
“Nje pjese e shpirtit tim është prane teje tashme, ma more me vete bush, pika ime e dobët ti! Boshllekun e madh qe me le do mundohem ta mbush me kujtimet tona te bukura dhe te tilla ne kemi pambarimisht.
Dhembje e papershkrueshme, nuk di si do ja bej pa ty, qe te kisha kudo me vete, askund pa te marre.
Dhemb shpirti, sa nuk e di si po mundem ti shkruaj keto fjale mes lotesh. Por te premtoj do ta kthej ne force per ty, se keshtu do doje ti, se keshtu me ke mesuar ti.
Jam e bekuar qe jam gjaku yt! Jam e bekuar qe tashme kam engjellin mbrojtes me te mire ne qiell ! Te dua shpirti im, perjete bushi im”, shkruan moderatorja ndër të tjera.