Tirana
scattered clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
93 %
2.1kmh
40 %
Die
13 °
Hën
12 °
Mar
11 °
Mër
10 °
Enj
15 °
E diel, 5 Dhjetor, 2021
spot_img

Media, shoqëria civile dhe “Firdez” si fenomen

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga Zamira Çavo

Çështje “Firdez” nuk është e paprecedentë. JO! Ka me dhjetra raste… Disa bëhen publike falë medias, disa të tjera mbeten përjetësisht të paditura për ne. Por kur bëhen publike dhe media merret gjatë me to e dini c’ndodh? Nga “profesionalizmi i lartë”  i disa gazetarëve, viktima gradualisht vihet në dyshim. Keshtu behet me “interesante” ngjarja. Më tej viktima shndërrohet në të akuzuar madje fajtor! Epo kjo ndodh vetëm te ne!!

Ndodh që teksa lexon një intervistë të dhënë më shumë dashuri nga një mikesh e gjygjtares së ndjerë, shikon komente të bëra nga njerëz të ndryshëm që shfryjnë mllefe, inate ,e gati e pranojnë se e ndjera paskësh qenë vetë fajtore. Dhe mediat on line, që kanë detyretë informojnë opinionin publik për të vërteta, bëhen në këtë rast nxitës të dhunës, mbrojtës të krimit . Kjo është e patolerueshme!

Por le të vimë te cështja në fjalë. Vrasja është akti më makabër në shoqëri. Ndaj dhe shoqëritë e civilizuara e kanë hequr dënimin me vdekje dhe pse disa (si vrasësi) në fjalë e meritojnë. Por jetën ta jep Zoti dhe ai ta merr! Cdo justifikim për shkaqet që cuan në vrasje janë përpjkje kriminale për të zbutur krimin.

Për mendimin tim, vrasje e gjygjtares është  një “gjemë” për sistemin e kapur dhe të dalë jashtë loje të drejtësisë, është një gjëmë mbi kryet e një shteti që në institucionet e tij nuk ka reaguar , eshte nje kembane per ti treguar kryeshtetareve se ne Drejtesi ka dhe njerez te “varfer” dhe te pambrojtur, është një gjëmë për shoqërinë civile e cila bën disa protesta e konferenca dhe me kaq e quan të mbarur punë, duke bërë shown e rradhës.

Por kjo ngjarje ka sjellë dhe një element të ri: Presidenti Meta merr një  angazhim publik për të mos toleruar amnistinë e rasteve të ngjashme për gjithë kohën e presidencës së tij. E falenderoj dhe uroj që të jetë vërtetë kështu. Kryetari i Bashkisë z Velija, ndërmori hapin tjetër: të mbështesë fëmijët e gjygjtares së ndjerë.  Po Media? Media më së paku të mos përdorë më fëmijët e viktimës si viktima të rradhës, dhe të mos i bëhet mbështetje fajësimit të viktimës. Po shoqëria civile? Ajo më mirë të heshtë se sa të vazhdojë të përdorë për interesa të saj edhe ngjarje të kësaj natyre.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img