Hapësire reklamuese

Aktualitet

Media ruse: SHBA i bën presion Serbisë sesi do shkojnë bisedat me Ramën për investime dhe mbështetje

Shkruar nga Newsbomb

Edhe Moska i ka kushtuar rëndësi vizitës së sotme të kryeministrit Vuçiç në Tiranë. “Normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Shqipërisë është i një rëndësie vendimtare për stabilitetin e rajonit, i cili sërish e ka gjetur veten në prag të konfliktit të armatosur” shkruan sot Kommersant, e përditshme në Moskë. 

Në një artikull publikuar sot në faqen e parë thotë se mbërritja e kryeministrit serb në Tiranë është e rëndësishme jo vetëm për faktin se është vizitia e parë e një niveli të lartë në historinë e marrëdhënieve dypalëshe.

Pas sulmeve terroriste në Maqedoni dhe Bosnje, shkruan gazeta, Ballkani edhe njëherë është në rrezikun e një lufte të re. Normalizimi i marrëdhënieve serbo-shqiptare është një hap i rëndësishëm në drejtim të shmangies së skenarëve të rrezikshëm, sipas kësaj të përditshmeje.

Kommersant vë në dukje sesi dy kryeministrat kanë konfirmuar gadishmërinë për normalizimin e marrëdhënieve ashtu sikurse Perëndimi inkurajon të dy palët për pajtim.

Pak ditë pas kësaj vizite në Tiranë, Vuçiç do të vizitojë shtetet e Bashkuara të Amerikës ku do të pritet në takim nga zv.preside3nti Josef Biden dhe një pyetje e pashmangshme pritet të jetë ajo nëse ka rënë dakord me kryeministrin shqiptar, shkruan gazeta. E nga kjo përgjigje do të varen edhe investimet e premtuara të SHBA, si dhe mbështetja politike, shkruan gazeta.

Ndërkohë në këtë media theksohet fakti se Vucic ka njoftuar kohët e fundit një ndryshim në kushtetutë për të zvogëluar numrin e deputetëve. “Por shumë politikanë dhe ekspertë janë të bindur: ndryshimi i KUshtetutës është një mundësi e madhe për të hequr dispozitën nga preambula se kosova është pjesë e pandashme e Serbisë. Kjo do të jetë një rrugë e hapur për normalizimin e marrëdhënieve  serbo-shqiptare dhe në të njëjtën kohë një rrugë e hapur për Serbinë në BE” shkruan gazeta ruse. 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll