Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
57 %
3.1kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
7 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Media pranë ish-kryeministrit: Basha kërcënoi Berishën, tha “jam nga Bashët e Hotët që shquhemi edhe për gjëra të tjera”

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Lulzim Basha mblodhi sot grupin parlamentar të PD-së, ku doli me tre vendime të rëndësishme që tha se do tr’i dorëzojë në Kuvend, tre amendamente për reformën zgjedhore, atë territoriale dhe vettingun e politikanëve.

Në mbledhje nuk mund të mos ishte në qendër të debateve edhe çështja e përjashtimit të ish-liderit demokrat Sali Berisha.

Pjesë nga debati i Bashës me deputetë demokratë dolëi shpejt në media. Por ajo që bie në sy është se disa media të djathta pranë Berishës, si “Syri”, kanë zbardhur një pjesë “ekstra” të debatit.

Po vetëpërmbahem për të treguar maturi, sepse po qe për t’ju kundërpërgjigjur, unë rrjedh nga një familje si nga Bashët dhe Hotët, që shquhemi edhe për gjëra të tjera”, raportohet të ketë thënë Basha për Berishën.

Vërtetësia e deklaratës së Bashës nuk dihet, por “Syri” pretendon se është një kërcënim i hapur ndaj Sali Berishës.

Sipas këtyre mediave, Basha ka bërë edhe këtë deklaratë në mbledhjen e PD.

Nuk i jam përgjigjur Berishës në ‘Foltore’, sepse nuk dua të hedh poshtë mundin e demokratëve. Po vetëpërmbahem për të treguar maturi, sepse po qe për t’ju kundërpërgjigjur, unë rrjedh nga një familje si nga Bashët dhe Hotët, që shquhemi edhe për gjëra të tjera. Plani i Berishës është që të marrë PD-në dhe ta bunkerizojë për interesa personale, për shkak të vendimit të SHBA-ve. Unë jam i vendosur më shumë se kurrë për mos ta lejuar këtë gjë”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img