Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
71 %
1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
23 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Media në Kosovë ironizon Ramush Haradinajn: Vazhdon të shkojë në ahengje, sonte njoftoi se ishte në një synetllik

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj këtë verë ka qenë mysafir i shumë dasmave. Ai në vazhdimësi ka publikuar në rrjetet sociale momente nga pjesëmarrja e tij në ahengje të ngjashme familjare.

Një prej mediave në Kosovë, Gazeta Express, ironizon këto pjesëmarrje të ish-kryeministrit të vendit në ahengje dhe gëzime. Sonte Haradinaj ka qenë i fituar në një syneti në një familje në fshatin Rastavicë të Deçanit, shkruan ajo.

Teksa ndan postimin e ish-kryeministrit dhe disa pamje, media në fjalë e ironizon atë duke vendosur një titull artikulli: “Haradinaj vazhdon pjesëmarrjen në ahengje, njofton se sonte ishte në një syneti”.

Më poshtë, dhe shënimi i Ramush Haradinaj: “Në mesin e shumë miqve, në gazmendin e familjes Gashi nga Rastavica, në një ditë shumë të veçantë për Donartin dhe Dashmirin. Gjithmonë i nderuar në familjen atdhetare të Sylë Gashit. U bashkofshim përherë në gëzime!

 

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img