Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Media në Bruksel e lidhi me oligarkët rusë, reagon Monika Kryemadhi: Është sajesë, pagesat i ka bërë ortaku i Erion Veliaj

Shkruar nga Newsbomb
Media në Bruksel e lidhi me oligarkët rusë, reagon Monika

Politikania Monika Kryemadhi ka komentuar mbrëmjen e sotme shkrimin e publikuar nga media me qendër në Bruksel, "EU Reporter", duke e cilësuar si një sajesë të paguar kundër saj.

E ftuar në emisionin "Opinion", Kryemadhi tha se pagesat për këtë shkrim janë bërë nga Mirel Mërtiri, pronar i kompanisë së inceneratorëve, dhe sipas saj, ortak i kryebashkiakut Erion Veliaj.

"Është komplet e sajuar. Unë kam filluar ta investigoj. Më rezulton se pagesat i ka bërë ortaku i Erion Veliaj, Mirel Mërtiri. Kjo tashmë është bërë modë. Do t'i gjejmë dhe faturat. E kemi informacion. Unë do i drejtohem dhe Prokurorisë së Tiranës, dhe SPAK, se janë përdorur të dhënat personale.

Për një gjë më bëhet qejfi, Monika jua ka prishur qejfin, Erion Veliajt. Duhet të bllokohen pagesat për inceneratorin e Tiranës, në ditë paguhen 100 mijë euro", është shprehur deputetja Monika Kryemadhi.

"EU Reporter" shkruante në artikullin e vetë se ish-kryetarja e LSI kishte marrë para nga dy oligarkë rusë të naftës, të lidhur me partinë e presidentit Vladimir Putin. Disa orë më vonë, artikulli u hoq nga botimi dhe media në fjalë tha se kishte marrë shumë ankesa, të cilat po i verifikon.

LEXO EDHE: Media në Bruksel nxjerr DOKUMENTET: Monika Kryemadhi u pagua mijëra euro nga oligarkët rusë të naftës, e paqartë përse i mori

 Lexo edhe: “EU Reporter” fshin artikullin ku Kryemadhi akuzohej se kishte marrë para ruse

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed