Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Media malazeze shkroi se Majlinda Bregu po hetohej për abuzime me fondet e BE-së, reagon RCC: Shpifje!

Shkruar nga Newsbomb
Media malazeze shkroi se Majlinda Bregu po hetohej për abuzime me fondet e

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) ka reaguar në lidhje me lajmin e botuar nga gazeta malazeze “Vijseti”, të cilët shkruanin se Majlinda Bregu është nën hetim për abuzimin e fondeve të Bashkimit Europian.

Përmes një postimi në faqen zyrtare RCC e cilëson këtë lajm si të pavërtetë, teksa më tej shton se kjo çështje po ndiqet për të kuptuar dhe verifikuar se pse kanë nisur këto sulme, të pabazuara në asnjë të vërtetë.

“RCC njihet si një organizatë serioze dhe e përgjegjshme, për këtë arsye nuk komenton as spekulimet dhe as trillimet, ndaj në respekt dhe të informimit publik, RCC ka nisur të ndjekë çështjen, duke respektuar nismat dhe hapat e duhur, përfshirë ato diplomatike, për të verifikuar arsyet pse ka nisur ky sulm e këto trillime, të pabazuara në asnjë të vërtetë.

Ky reagim vjen pas shpifjeve të bëra në artikullin e së përditshmes malazeze Vijesti, të datës 20 tetor dhe të përcjella nga disa media të tjera, si lajm i rremë (fake neës), ndaj RCC-së dhe Sekretares së Përgjithshëm, Majlinda Bregu.

Ne vlerësojmë, mbështesim dhe luftojmë fort për lirinë e medias, por keqinformimi, përhapja lajmeve të rreme, shpifjet dhe trillimet nuk janë të pranueshme.

Në punën tonë, ne mbështetemi në statutin e organizatës, rregullat dhe procedurat e miratuara, duke përfshirë kodin e sjelljes, por edhe në ndershmërinë, integritetin, besueshmërinë dhe faktet. Nga këto parime duhet të udhëhiqen të gjitha organizatat dhe individët.

RCC-së është një organizatë që krenohet me punën e saj, si dhe me transparencën dhe përgjegjshmërinë e aktiviteteve të saj, të cilat ndiqen nga afër, auditohen dhe vlerësohen rregullisht nga të gjithë anëtarët e bordit, tek të cilat RCC raporton rregullisht, bazuar në Statutin e saj.

Fokusi ynë në ditët në vijim janë përgatitjet për Samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit, mbi rezultatet e të cilit Sekretariati i RCC ka punuar gjatë dhe fort, me qëllim përfitimet e prekshme për qytetarët e këtij rajoni”, thuhet në njoftim.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll