Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
31 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Rezart Taçi shet ekipin e Parmës. Mediat italiane hedhin dyshime për kontratat

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Koha e Rezart Taçit, pronar i Parmës i cili që nga moment që hyri në kamp ka kërkuar të qëndrojë anonim, ka përfunduar. Kështu e nis artikullin Gazeta e Parmës, duke folur për Rezart Taçin, manjatin e naftës shqiptare.  Sipas informacioneve do të jetë Claudio Bighinati, presidenti i ri i sipërmarrësve të rinj në rajonin Emilia Romagna në periudhën 2014-2017.

Bighinati është 39 vjeç dhe është nënkryetar i Publivideo 2 srl, një kompani që është pjesë e një grupi që përfshin subjektet transmetuese televizive lokale Telesanterno, Telecentre-Odeon, Telestense. Bighinati, sipas TVParmës e mohon këtë gjë.

Më herët këtë mëngjes, mediat italiane kishin publikuar faktin se e gjithë ekipi i Parmës ishte i zhgënjyer nga Presidenti Taçi, për të cilin ata thoshin se nuk e kishin parë asnjëherë më parë. Ndërkohë që sipas medias italiane, do të kishte edhe hetime për këtë çështje. 

Ora 09.15: Taçi hesht. Që prej shumë kohësh tashmë. Që kur mori aksionet e Parmës, që kur është bërë pronar, skuadra nuk e ka parë asnjëherë, por as e ka dëgjuar. Tërthorazi nëpërmjet presidentit Kodra, ka mbjellë pasiguri më shumë se kurrë, nuk ka marrë asnjëherë pozicion zyrtar, as në merkatën e futbollit, nuk është bërë i gjallë as në tavolinëqë i pëlqente aq shumë dhe madje, është duke parë mundësinë për të shitur kuotat e veta. Dhe gjithë këto minuta thashethemesh, sipas të cilave, shqiptari i paqartë për ti dhënë drejtim situatës debitore shumë të lartë, është duke lëvizur për të abandonuar anijen e për të thënë lamtumirë, duke e lënë Parmën në duart e të parit të interesuar për ta cuar në gropë këtë situatë deficitare.

Kjo është hyrja e artikullit të shkruar nga ParmaToday.it, në median italiane, për manjatin shqiptar Rezart Taçi, i cili në fakt, pas disa dështimeve, duket se nuk po arrin të mbijetojë në tregun Italian të futbollit.

Ashtu sin ë Bolonjë, kur në momentin e blerjes në 2009, shkruan gazetari në artikull, Taçi u prezantua me bujë të madhe pasi kishte marrë 80 përqind të shoqërisë, “ai vetëm zhduket dhe nuk e vë dorën kurrë nëpër xhepa”. Edhe atje, ai bëri debutimin e tij si “do të bëjmë gjëra të mëdha, do të bëjmë Bolonjën e madhe”. Por në fakt…Me Parmën bëri të njëjtën gjë dhe tani, pas analizës së kostove, është duke menduar kthimin pas për të garantuar një grup të ri.

Artikulli vë në dukje se askush në ekipin e Parmës nuk ka parë një euro deri tani, madje, po sipas të njëjtit artikull, thuhet se të gjithë në ekip duke përfshirë edhe administratën, kanë humbur besimin.

Sipas ParmaToday, dyshimi mbetet i madh për strategjinë e kësaj shoqërie të re, “shumë pak të qartë” e cila duket se do të kthejë pas cdo gjë, deri në fund të kampionatit, për të pastruar keqmenaxhimin dhe për të filluar ndoshta nga një borxh më i ulët. Auditimi i kompanisë, shkruhet në artikull, ndoshta nuk e ka kënaqur “manjatin e naftës” që ndoshta ka menduar se do të ketë në mes ndonjë punë të madhe, kur e mori kompaninë. Ndoshta pas disa ditësh do të merret vesh ndonjë gjë konkrete duke menduar se Taçi nuk ka ikur duke e lënë Parmën në një situatë të keqe. Ndërkohë prokuroria e Guardia di Finanza po punojnë për rastin.

Por ndërkohë Guardia di Finanza ka përgënjeshtruar për stadioTardini.it paralajmërimet për hetim. “Nuk kemi asgjë në dorë. Nuk do të kisha ndonjë vështirësi të thosha që është në process dicka. Sigurisht jemi në dispozicion të Prokurorisë në momentin që do të vendosin të përfshihen”. 

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img