Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
61 %
3.1kmh
90 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Media italiane: Biznesmeni që do ndihmonte Rezart Taçin u gjykua nga Giovanni Falcone, pastronte paratë e “Cosa Nostras”

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Francesco Zummo, biznesmen 90 vjeçar nga Palermo dhe partner i ish-kryebashkiakut mafioz Vito Ciancimino, është lënë në “arrest shtëpie”, pasi akuzohet për pastrim parash, në Itali dhe në disa shtete të tjera, në kuadër të një hetimi të kryer nga Prokuroria e Palermos, ajo e Napolit dhe Prokuroria Shqiptare SPAK.

Ai është i përfshirë në operacionin financiar të zhvilluar nga SPAK dhe Prokuroria e Palermos, bashkë me biznesmenin shqiptar Rezart Taçi, i cili tashmë është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në pranga janë dy të besuarit e tij, si dhe janë sekuestruar më shumë se 18 milionë euro.

Gjithashtu, është arrestuar edhe kontabilisti Fabio Petruzzella, vëllai i një magjistrati të Palermos. Petruzzella me banim në Milano, dyshohet se e ka ndihmuar në zhdukjen e 19 milioën eurove për t’i shpëtuar nga konfiskimi, duke i dërguar në një llogari bankare në Tiranë.

Sipas medias italiane “ANSA” që ka zbardhur detaje nga operacioni që është zhvilluar në Itali dhe Shqipëri, hetimi i Palermos koordinohet nga prokurori Francesco Lo Voi dhe ndihmësja Marzia Sabella. Nën hetim dhe i përfshirë në këtë skemë është dhe shtetasi italo-zviceran Daniele Castagalli.

Newsbomb.al, nisur nga të dhënat e publikuara nga media italiane, zbardh emrat e gjithë personave të përfshirë në këtë skemë të madhe të pastrimit të parave, shqiptarë dhe italianë, të cilët janë si më poshtë:

  • Rezart Taçi – I shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi është konfirmuar se ndodhet jashtë Shqipërisë
  • Artur Balla – I arrestuar, njeri i besuar dhe familjarë i Rezart Taçit
  • Bledar Lilo – I arrestuar, truproja i Rezart Taçit. (Bashkë me Ballën vepronin në emër të Taçit)
  • Francesco Zummo – Në arrest shtëpie në Itali, i përfshirë në këtë skemë mashtrimi
  • Ignazio Zummo – Djali i biznesmenit 90 vjeçar, gjithashtu i dyshuar si i përfshirë në këtë skemë pastrimi parash
  • Fabio Petruzzella – I arrestuar në Itali, kontabilisti që dërgoi 19 milionë eurot në Shqipëri
  • Daniele Castagalli – Shtetas italo-zviceran, nën hetim si i përfshirë në këtë skemë pastrimi parash

Biznesmeni Zummo u hetua nga gjyqtari Giovanni Falcone dhe u dënua në shkallën e parë me 5 vjet dhe më pas u lirua në apel. Në vitin 2001 u sekuestruan pasuri me vlerë rreth 150 milionë euro. Dhjetra të penduar e akuzuan atë se kishte transferuar shuma të mëdha parash me origjinë të paligjshme në banka jashtë vendit dhe veçanërisht në Zvicër, se kishte pastruar pasurinë e ish-kryebashkiakut Cianciminos, si dhe paratë e organizatës mafioze Cosa Nostra.

Në muajin gusht Prokuroria Speciale SPAK raportoi para prokurorëve publikë në Palermo se kishte bllokuar një llogari të hapur nga sipërmarrësi Francesco Zummo në një bankë në Tiranë, me 19 milionë euro nga bankat e Zvicrës. Në regjistrin e të dyshuarve figuron edhe djali i ndërtuesit, Ignazio Zummo.

Në një letër kërkese të kryer si pjesë e hetimit ‘Pizza Connection’, e koordinuar nga gjyqtari Giovanni Falcone në fillim të viteve 1980, doli se disa llogari rrjedhëse të Zummo ishin përdorur për operacione në lidhje me trafikun e drogës të quajtur ‘Pizza Connection’. Biznesmenit ndërtues iu sekuestruan në atë kohë apartamente, vila, makina, llogari bankare në Itali, Kanada dhe Ishujt e Virgin me vlerë 200 milionë euro.

Zummo dyshohej se fshihte një pjesë të pasurisë së ish-kryebashkiakut Vito Ciancimino dhe i shoqëroi dy herë fëmijët e Cianciminos në Kanada, duke i ndihmuar në blerjen e pasurive të paluajtshme. Gjykata e Lartë e Italisë urdhëroi një apel të ri i cili, në vitin 2020, ndryshoi plotësisht kursin dhe konfiskoi pasurinë e partnerit të Don Vitos. Njëmbëdhjetë kompani, qindra llogari rrjedhëse dhe prona që përbëhen nga apartamente të shumta, vila, toka dhe ferma në Palermo dhe provincën e saj dhe pesë komplekse rezidenciale në provincën e Sienës.

“Duke filluar nga fundi i viteve gjashtëdhjetë, – shkruanin gjyqtarët – Zummo, me vjehrrin e tij Vincenzo Piazza (i konsideruar këshilltar besnik i familjes mafioze të Palermo-Auditor) dhe me partnerin e ndjerë dhe krahun e tij të djathtë besnik Francesco Civello, ishte ndër përgjegjës kryesor për ndërtimin e Palermos, duke krijuar një perandori ndërtimi me rreth 2700 prona.”

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img