Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Media greke: Rama ka pirë kafe me ish-deputetin, i ka propozuar Bashkinë e Himarës

Shkruar nga Newsbomb
Media greke: Rama ka pirë kafe me ish-deputetin, i ka propozuar

Media e njohur greke “Kathimerini” shkruan se sipas informacioneve që disponon, kryeministri Edi Rama i ka kërkuar Vangjel Tavos që të marrë drejtimin e Bashkisë së Himarës për 6 muaj.

“Ne prag të Krishtlindjeve, ish-deputeti Vangjel Tavo, një anëtar i shquar i minoritetit grek dhe një mjek privat sot, mori një telefonatë nga kryeministri Edi Rama, i cili i kërkoi që të takoheshin për një kafe në Tiranë. Tavo, e pranoi ftesën, ndonëse marrëdhëniet mes tyre janë të acaruara pasi ai ishte larguar nga PS për të bashkuar forcat me Ilir Metën, te LSI",  kështu e nis shkrimin prestigjozja greke, Kathimerini.

Teksa më tej shkruan se Rama dhe Tavo janë takuar në një nga kafenetë e kryeqytetit dhe sipas tyre kryeministri  i ka shprehur dëshirën për t’i dhënë fund ngërçit me Athinën. Thuhet se në këtë takim kreu i qeverisë i ka kërkuar ndihmë duke i propozuar Tavos që të bëhet krybashkiaku i Himarës për 6 muajt e ardhshëm.

Siç raportojnë kolegët e Tavos, Rama i ka shpjeguar se gjatë kohës që do të jetë kryetar bashkie do të përfundojë gjyqi dhe nëse Beleri shpallet i pafajshëm do të marrë postin e kryetarit, në të kundërt do të shpallen zgjedhjet e reja në Bashkinë e Himarës.

Sipas të njëjtave burime thuhet se Tavo nuk e ka hedhur poshtë propozimin e Ramës, teksa ka deklaruar se do të ishte i gatshëm të ndihmone në zbutjen e situatës. Megjithatë, ai ia ka bërë të qartë se do ta pranonte vetëm në rast se do të pranohej nga pala greke. Ndër të tjera në shkrimin e Kathimerinit thuhet se ish-deputeti ka theksuar se nuk do të nënshkruajë asnjë vendim apo dokument që mund të ketë lidhje me pronat në Himarrë.

Burime qeveritare në Athinë kanë pohuar për Kathimerinin se “padyshim personi që do të zgjidhet nuk mund të jetë nga pala e Ramës, por duhet të jetë sa më afër qëndrimeve të minorancës”, ndërsa nuk përjashtuan që ky person të jetë Tavo , duke treguar se nuk kanë marrë informacion përkatës nga Tirana.

“Me sa duket, pala shqiptare po përpiqet t'i gjejë një zgjidhje çështjes “Beleri” pa Belerin, duke vënë në shënjestër minoritete të tjera përtej Tavos, ndërsa pala e kryebashkiakut të paraburgosur përpiqet të djegë çdo skenar në këtë drejtim”, thuhet ndër të tjera në artikullin e medias greke.

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese