Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
35 %
6.2kmh
0 %
Hën
19 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Media greke publikojnë pamje 3D, tregojnë si arritën grabitësit të hyjnë në banesë, vranë qenin se lihte dhe mbytën 20-vjeçare, nënën e foshnjes 11 muajshe (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Mediat greke kanë publikuar një video 3D, ku ilustrohet sesi tre grabitësit hynë në shtëpinë në Glyka Nera dhe vranë 20-vjeçaren, nënën e një vajzë 11-muajshe. Ngjarje që tronditi të gjithë Greqinë.

Në video ilustrohet momenti kur grabitësit hyjnë në banesë, sesi vrasin qenin në fillm, pasi po lihte, dhe deri në momentin kur u ngjitën në dhomën e çiftit, të cilët ishin në gjumë, ndërsa mes tyre ishte vajza e vogël.

Grabitësit si fillim lidhën bashkëshortin, të cilin e lanë të shtrirë në dysheme, dhe më pas gruan. Mediat greke raportojnë se burri u kishte treguar grabitësve se ku janë paratë dhe bizhuteritë, para se të humbte ndjenjat.

Por dyshohet se Karolina, e ndjera ka reaguar vazhdimisht dhe kjo ka bërë që grabitësit t’i fusin një rrobë në gojë që mos të bërtiste, dhe e kanë mbytur me duar.

Mediat lokale raportojnë se gjatë grabitjes së një jave më parë, ku autorët mbyten me duar nënën pranë foshnjes së saj 11 muajshe, njërit prej tyre i ra maska duke bërë që t’i zbulohej fytyra. Policia dyshon se një ndër shkaqet që çuan në vrasjen e Karolinës nga grabitësit është pikërisht fakti se ajo i pa fytyrën.

Por edhe bashkëshorti  i ka parë fytyrën autorit dhe ka dhënë informacionet në polici rreth tipareve fizike të tij, duke e bërë kështu më të lehtë identifikimin e grabitësve.

Autorët morën 15 mijë euro dhe disa bizhuteri. Si fillim u raportua se autorët janë një grup bande shqiptaro-greke, por ende nuk ka informacion të plotë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img