Hapësire reklamuese

Aktualitet

Media greke i jep jehon lajmit: Sali Berisha përjashtohet nga PD, pas një konflikti të ashpër brenda partisë

Shkruar nga Newsbomb
Media greke i jep jehon lajmit: Sali Berisha përjashtohet nga PD, pas

Vendimi i djeshëm i Lulzim Bashës për të përjashtuar përgjithmonë nga PD Sali Berishën dhe 8 anëtarë të Grupit të Rithemelimit, ka shkuar edhe në Greqi. Mediat atje raportojnë se pas një konflikti të ashpër të brendshëm partiak bashkëthemeluesi i PD është përjashtuar përjetë.

Shkrimi në median greke Protothema

"Partia Demokratike e Shqipërisë njoftoi të martën se kishte shkarkuar bashkëthemeluesin e saj, ish-presidentin dhe ish-kryeministrin, Sali Berisha, pas një konflikti të ashpër brenda partisë. Mediat shqiptare raportuan për këtë zhvillim.

Kjo u pasua nga një mbledhje maratonë e Krysisë, e cila përfundoi mëngjesin e së martës. Tetë drejtues të tjerë, të cilët – si zoti Berisha – vunë në dyshim legjitimitetin e kryetarit aktual të partisë, Luzlim Basha, janë përjashtuar gjithashtu nga partia.

Përplasja e hapur mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës u përshkallëzua të shtunën, kur mijëra mbështetës të këtij të fundit sulmuan zyrat e partisë. Megjithatë, ata nuk mundën të hynin në zyrat e mbyllura të z. Basha. Shpërthyen incidente të shumta dhe policia ndërhyri duke përdorur gaz lotsjellës për të zmbrapsur ndërhyrës.

Sali Berisha ka njëzet vjet në skenën politike shqiptare. Ai ishte kryeministër nga viti 2005 deri në 2013. Kritikët e tij e akuzojnë atë për korrupsion dhe nepotizëm, si dhe për mashtrim të hapur elektoral. Gjatë presidencës së tij (1992-1997), ai u akuzua se ndihmoi në krijimin e një atmosfere lufte civile në vend.

Luzlim Basha mori drejtimin e Partisë Demokratike në vitin 2013, duke pasuar Sali Berishën, i cili dha dorëheqjen pasi pësoi një humbje të rëndë elektorale atë vit.

Në shtator, z. Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar i partisë me një vendim të z. Basha. Në fillim të vitit të kaluar, qeveria amerikane njoftoi se i kishte ndaluar politikanit veteran hyrjen në territorin amerikan, për shkak të akuzave për korrupsion ndaj tij."

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll