Hapësire reklamuese

Aktualitet

Media gjermane promovon bukuritë rurale të Shqipërisë

Shkruar nga Newsbomb
Media gjermane promovon bukuritë rurale të Shqipërisë

Media Gjermane “ITB Berlin News” ka promovuar Shqipërinë turistike ku në fokus të artikullit janë bukuritë rurale të Shqipërisë.

“Përtej bregdetit magjepsës dhe pasurisë së thesareve historike e arkeologjike, Shqipëria ka një numër të madh zonash të mbrojtura natyrore që e bëjnë atë një destinacion ideal të turizmit rural.”- kështu e nis artikullin media gjermane duke shtuar seMe një përqindje të konsiderueshme të Zonave të Mbrojtura në territorin e saj, Shqipëria ofron potenciale të mëdha për turistët që kërkojnë aventura natyrore si hiking dhe rafting në lumë.”

Shqipëria mori pjesë në panairin më të madh të promovimit të turizmit në Berlin disa javë më parë.

Artikulli i plotë

Bukuritë rurale të Shqipërisë; Një vend ku natyra ka shumë për të ofruar

Përtej bregdetit magjepsës dhe pasurisë së thesareve historike e arkeologjike, Shqipëria ka një numër të madh zonash të mbrojtura natyrore që e bëjnë atë një destinacion ideal të turizmit rural.

Në fjalën e saj në panelin e ITB Berlin me temë “Quo Vadis, rural destinations?” ministrja e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë tërhoqi vëmendjen me faktin se një e treta e territorit të Shqipërisë përbëhet nga male, lumenj dhe pyje.

Shqipëria priti 10.1 milionë vizitorë vitin e kaluar dhe i nisi dy muajt e parë të 2024-ës me 55% më shumë turistë të huaj se e njëjta periudhë e vitit 2023. Megjithatë, kur zonja Kumbaro i pyeti pjesëmarrësit në panelin e disktuimit nëse e kishin vizituar Shqipërinë, pak duar u ngritën lart.

“Kjo do të thotë se Shqipëria është një destinacion për t’u zbuluar”. Duke nënvizuar qasjen e veçantë të Shqipërisë si një destinacion i turizmit rural, zonja Kumbaro përmendi jo vetëm territorin e pasur me hapësira natyrore dhe zona të mbrojtura, por theksoi gjithashtu shembuj të tillë si lumi Vjosa, lumi i fundit i egër në Europë që u shpall Park Kombëtar.

Me një përqindje të konsiderueshme të Zonave të Mbrojtura në territorin e saj, Shqipëria ofron potenciale të mëdha për turistët që kërkojnë aventura natyrore si hiking dhe rafting në lumë. Por siç vuri në dukje zonja Kumbaro, turizmi urban dhe ai rural nuk po konkurrojnë me njëri-tjetrin. “Ne nuk po e ndajmë turizmin shqiptar në qytete dhe zona rurale. Ata duhet të bashkëjetojnë”, - tha ajo.

Kombinimi i llojeve të ndryshme të atraksioneve dhe lëvizja midis qyteteve, bregdetit dhe zonave natyrore nuk është e vështirë në një vend ku asgjë nuk është shumë larg. “Nuk keni nevojë të udhëtoni me orë e orë nga njëri destinacion në tjetrin, ju mund të arrini nga maja e një mali të mbuluar me borë në një nga plazhet më të bukura të Shqipërisë vetëm për gjysmë ore”.

Duke theksuar se sa e rëndësishme është mbrojtja e zonave natyrore për Shqipërinë dhe se si mund të zhvillohet atje turizëm, ministrja Kumbaro vuri në dukje faktin se ministria e saj mbulon të dy fushat, mjedisin dhe turizmin. “Është si një instrument për kontrollin dhe vendosjen e eikulibrave”, pohoi ajo, për t’u siguruar që zhvillimi të jetë i qëndrueshëm. Vendosja e ekuilibrit të duhur mes një prej sektorëve më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare dhe mjedisit është “një kusht absolut për një vend të vogël si Shqipëria”, u shpreh ajo, duke vënë në dukje se së bashku me energjinë 100% të rinovueshme, vendi është një shembull i praktikave të qëndrueshme. Për të zhvilluar ofertën e saj të turizmit rural, Shqipëria është orientuar nga Italia, tha zonja Kumbaro, “jo për të kopjuar ndonjë prej modeleve të saj, por për t’u frymëzuar prej praktikave më të mira”.

Duke përmbledhur diversitetin që ky vend ofron, zonja Kumbaro krahasoi ofertat e larmishme turistike të Shqipërisë, përfshirë këtu mundësitë e mëdha të turizmit rural duke e krahasuar me një tryezë plot me pjata të shijshme ku është e vështirë të zgjedhësh. “Gjithçka për të cilën keni nevojë, e gjeni këtu në Shqipëri”, u shpreh ajo.

Albania All Senses

Agjencia Kombëtare e Turizmit të Shqipërisë prezantoi sloganin e saj “Albania All Senses”, shpjegoi Zonja Kumbaro, pasi ndoqi me kujdes komentet në mediat sociale nga vizitorët e Shqipërisë vitin e shkuar. “Të gjithë po flasin për një eksperiencë të re dhe ndjesitë”, tha ajo, dhe kështu një destinacion i tillë zgjodhi një slogan që i fton vizitorët ta përjetojnë vendin me të gjithë shqisat e tyre. Zonja Kumbaro identifikoi në mënyrë të veçantë sensin e të shijuarit duke përmendur pijen kombëtare, rakinë, çajin shqiptar të malit dhe mungesën e plotë në Shqipëri të asaj që ajo e quajti “ushqim për turistët”: “Ne kemi vetëm ushqim të vërtetë vendas shqiptar”.

Shqipëria nënshkruan marrëveshjen për të qenë Vendi Zyrtar i Nderit për ITB Berlin në vitin 2025

Duke u përgatitur për edicionin e vitit të ardhshëm, 

Shqipëria nënshkroi një marrëveshje me ITB Berlin për të qenë Vendi Zyrtar i Nderit për ITB Berlin 2025 më 6 mars. Marrëveshja u nënshkrua mes Ministres së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, znj. Mirela Kumbaro dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Messe Berlin, Dr Mario Tobias.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese