Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Media franceze: Për të shijuar një arratisje në Tiranë, qëndroni në hostele

Shkruar nga Newsbomb
Media franceze: Për të shijuar një arratisje në Tiranë,

Tirana, kryeqyteti shqiptar çdo vit dhe më tepër po vizitohet nga turistë nga Europa dhe gjithë bota. Edhe mediat e huaja i kanë kushtuar një hapësirë të madhe Shqipërisë, Jugut të vendit si dhe Tiranës.

“Për të shijuar një arratisje në Tiranë është mirë të qëndroni në hostele. Qyteti është plot me akomodime miqësore dhe të gjalla”-shkruan revista franceze të udhëtimeve “Voyages et Tourisme”.

“Hostelgeeks”, agjencia online e themeluar më 3 mars 2015, në Qipro, e specializuar në përvojën e hostelit, ju rekomandon tre vendet më të mira në Tiranë për një qëndrim të paharrueshëm.

Larg nga jeta moderne dhe e mërzitshme, këto bujtina janë të ngrohta, me dekorime origjinale dhe ofrojnë një atmosferë të favorshme për relaksim.

Ato janë gjithashtu akomodime tepër të përballueshme. Këto çmime janë një mesatare që mund të ndryshojë në varësi të sezonit.

Trip’n’Hostel

E vendosur në lagjen Pazari i Ri, 300 metra nga qendra e qytetit, Trip’n’Hostel është i përshtatshëm për udhëtarët beqarë dhe pushuesit më të vjetër.

Ka disa dhoma të përziera me 4, 6, 10 dhe 12 krevate, si dhe dhoma dyshe private. E sofistikuar dhe e ngrohtë, ndërtesa është një vilë e vjetër italiane e ndërtuar në vitin 1910. Vila ka tre kate dhe dy lulishte. Për të vëzhguar qiellin me yje, drejtohuni në tarracën e mrekullueshme të solariumit në çati.

Tirana Backpacker Hostel

Hosteli i parë që hapi dyert në Tiranë, në vitin 2005, Tirana Backpacker Hostel është një vilë mahnitëse 100-vjeçare e stilit italian.

Ndodhet në zemër të qytetit, 500 metra nga sheshi Skënderbej dhe është veçanërisht i përshtatshëm për çifte.

Shumëngjyrësh, mikpritës dhe dinamik, hosteli ka dhoma të përziera me 4 dhe 6 krevate, dhoma teke dhe dyshe, një bar, ambiente të përbashkëta të brendshme dhe të jashtme dhe një oborr të shtëpisë shumë interesant.

Hostel Vanilla Sky Boutique

Me konceptin “shtëpi larg shtëpisë”, kjo pronë i impresionon udhëtarët me mobiljet e dizajnuara me cilësi të lartë, dritat e bukura dhe stafin shumë të dobishëm.

Hoteli ndodhet në qendër të Tiranës, vetëm pak hapa nga atraksionet kryesore turistike. Rekomandohet veçanërisht për gratë që udhëtojnë vetëm.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese