Hapësire reklamuese

Bota

Media belge publikon emrat e 20 bosëve të drogës, mes tyre dhe shqiptarë

Shkruar nga Newsbomb
Media belge publikon emrat e 20 bosëve të drogës, mes tyre dhe

Mediat e huaja kanë publikuar listën me 20 emra të “bosëve” të drogës, që janë në kërkim për grup të strukturuar kriminal, vrasje, trafikim droge dhe vepra të tjera të rënda penale.

Personat në fjalë njihen me pseudonime si "Holly", "Joske Breda", "Bolle Jos" ose "El Presidente". Lista për lordët e drogës është e gjatë, ku mes tyre ka edhe shqiptarë apo dhe lidhje të trafikantëve me Shqipërinë.

Mes emrave të trafikantëve, është edhe Eldi Dizdari alias Denis Matoshi. Matoshi është drejtues i Kompanisë Bello, një organizatë kriminale shqiptare e shtritë në Dubai, Antwerp, Ekuador dhe Kolumbi.

“News.dayfr.com” shkruan se Eldi Dizdari drejtonte organizatën në Dubai, ortaku i tij Dritan Rexhepi mbikëqyrte operacionin nga Ekuadori. Rexhepi, i kërkuar nga Shqipëria për disa vrasje, arrestuar disa javë më parë në Stamboll . Është policia italiane, e cila e ka quajtur "Kompania Bello" këtë organizatë të madhe kriminale shqipfolëse.

Po ashtu në këtë listë përfshihet edhe emri i Bendeleider Zakaria El K., alias Piwi, me oigjinë turke. 26-vjeçari ka lidhje me Shqipërinë pasi mediat e huaja shkruajnë se “bosi”  belg i drogës me nofkën “Piwi”, i dënuar me 12 vite burg ka një klub të madh nate në Shqipëri.

Në këtë listë është edhe emri i Jos Leijdekkers, një nga më të kërkuarit, për të cilin Holanda ofron 400 mijë euro për informacion mbi të. Ai akuzohet jo vetë si koka e trafikimit të kokainës por edhe për një sërë vrasjesh.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese