Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
4.1kmh
0 %
Die
28 °
Hën
33 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Media belge: Klanet shqiptare të drogës janë zhvendosur nga Rotterdami në Sint-Niklaas, Belgjikë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në fund të Prillit, policia belge arrestoi anëtarët e një organizate kriminale shqiptare të dyshuar për importimin e drogës nga Holanda dhe shpërndarjen e saj në rajonin Sint-Niklaas, në Belgjikë. 11 të dyshuar u arrestuan në 13 operacione në Sint-Niklaas, Antëerp dhe Hoogstraten.

Në tetor të vitit 2020 policia belge nisi një hetim mbi një grup kryesisht shqiptar, të dyshuar të përfshirë në trafikun e drogës në rajonin Sint-Niklaas. Kërkimet treguan se furnizimi me drogë bëhej në Rotterdam, më pas ajo shpërndahej nga djem të porositur në Sint-Niklaas. Disa prej tyre nuk kishin letra qëndrimi të vlefshme, shkruajnë mediat vendase, transmeton newsbomb.al.

Më 22 Prill 2021, u bënë 13 operacione: 7 në Sint-Niklaas, 4në Antwerp, 1 në Koksijde dhe 1në Hoogstraten. U gjetën sasi të vogla kokainë dhe kanabis dhe u sekuestruan gjashtë automjete.

Njëmbëdhjetë të dyshuar u arrestuan në këtë aksion. Një person është liruar me kusht. Të dyshuarit kryesorë janë dy vëllezër shqiptarë të moshës 28 dhe 34 vjeç, një belg 42 vjeçar, një shqiptar 28 vjeçar dhe e dashura e tij 26 vjeçare, të gjithë të njohur për gjykatën, shkruan newsbomb.al.

Katër shqiptarë, një kosovar dhe një belg dyshohet se kanë shpërndarë drogë në rajonin Sint-Niklaas. Të dyshuarit janë ndaluar dhe policia thotë se po heton më tej për trafikun e drogës në Sint-Niklaas.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img