Tirana
scattered clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
50 %
2.1kmh
40 %
Mar
25 °
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
31 °
E martë, 9 Gusht, 2022
spot_img

Media amerikane: Zelensky presion Joe Biden, kërkoi sanksione më të forta për Rusinë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri presion homologut amerikan Joe Biden gjatë telefonatës së tyre të fundit për më shumë sanksione për të shtrënguar Rusinë, ka mësuar CNN.

Sipas burimeve që kanë qenë në dijeni të telefonatës, Zelensky i kërkoi në mënyrë specifike Bidenit përpjekje të mëtejshme për të shkëputur Rusinë nga tregtia ndërkombëtare dhe për të vazhduar të synojë elitën ruse. SHBA ka shtuar shumë oligarkë dhe familjet e tyre në listën e sanksioneve.

albsig

Zelensky përmendi gjithashtu mbylljen e aksesit të Rusisë në rrugët ujore ndërkombëtare gjatë telefonatës. Dy presidentët kanë folur për 49 minuta të premten.

Gjatë telefonatës Biden detajoi veprimet e fundit që do të shpallte, duke përfshirë një lëvizje për të hequr statusin e favorizuar tregtar të Rusisë me SHBA-në. Presidenti Zelensky falënderoi homologun amerikan për masat, por gjithashtu i kërkoi atij që të vazhdojë të rrisë presionin ekonomik ndaj Kremlinit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img