Hapësire reklamuese

Politikë

Me zërin që i dridhej dhe lot në sy, djali i Bujar Nishanit prek me dedikim për të atin: Ne humbëm busullën

Shkruar nga Newsbomb
Me zërin që i dridhej dhe lot në sy, djali i Bujar Nishanit prek

Djali i ish-presidentit Bujar Nishani me zërin që i dridhej i ka dhënë lamtumirën e fundit të atit. Teksa falenderoi të gjithë të pranishmit për ndihmën që i kanë dhënë gjatë këtyre ditëve tepër të vështira për familjen e tyre, ai u shpreh se familja e tyre ka humbur busullën.

Ersilio i kushtoi të atit disa fjalë të tjera, ndërsa nuk mundi që ti mbante dot lotët.

“Ju falënderoj të gjithëve për praninë tuaj, na keni lehtësuar dhimbjen sado pak këto ditë.

Babai im për tre gjëra nuk bënte kurrë kompromis, për familjen, Zotin dhe Atdheun. Familja jonë sot i jep lamtumirën busullës së saj drejtuese. Kombi i jep lamtumirën një shërbëtori të përulur. Zotit i shtohet një engjëll në Parajsë. Lamtumirë baba, të qoftë dheu i lehtë”, u shpreh Ersi me zërin që i dridhej, ndërsa në krah të tij qëndronte motra, nëna dhe gjyshi i tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu