Tirana
clear sky
18 ° C
18 °
18 °
82 %
1kmh
0 %
Mar
26 °
Mër
20 °
Enj
20 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 11 Maj, 2021
spot_img

Me zërin e ngjirur, Kryemadhi nga sheshi “Nënë Tereza”: Votoni nr.6 sepse ne dhamë zemrën për Shqipërinë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi po mban fjalën e saj të fundit në Tiranë, në kuadër të mitingut përmbyllës për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Ajo i kërkoi shqiptarëve votën e tyre në 25 prill, duke thënë se LSI ka dhënë zemrën për këtë vend. Kryemadhi u shpreh e bindur se në Tiranë LSI do marrë më shumë se 11 mandate, dhe do ta bëjnë kryeqytetin një model për t’u jetuar.

Nuk munguan akuzat për kryeministrin Rama apo kryebashkiakun Veliaj, për të cilët Kryemadhi tha se do e marrin përgjigjen me 25 prill me votën e qytetarëve.

Monika Kryemadhi: Lista e LSI është listë fituese dhe këtë e tregon kjo pjesëmarrje në “sheshin Nënë Tereza”. Është fitorja e të rinjve dhe të rejave, e të gjithë shqiptarëve. Në 25 prill shqiptarët kanë në dorë zgjedhjen e zgjidhjes së tyre, duke votuar numrin 6 sepse ne e kemi vënë zemrën për Shqipërinë që të realizojmë atë ëndërr të mijëra shqiptarëve që luftuan për liri dhe demokraci. Ne sot jemi në ditën e fundit të mitingut këtu, pasi nesër është dita e fundit e fushatës, këto dy ditë janë më të rëndësishmet për të punuar çdo sekondë me qytetarët që të mos e bëjnë fletën të pavlefshme dhe të mos bëhen pre e provokimeve. 25 prilli do t’u kthejë qytetarëve sovranitetin e tyre. Vota e tyre e bën ndryshimin. Qeveritë janë kalimtare dhe ju keni parë shumë kryeministra dhe ministra, njerëz që kanë ardhur në pushtet dhe e kanë shpërdoruar atë. Në 25 prill ju do i jepni fund pushtetit të individëve dhe do bëni të mundur që pushteti t’i kalojë popullit. Në Tiranë marrim më shumë se 11 mandate sepse besoj tek të gjithë ju. Në 25 prill ju do i jepni fund këtij sekt që shkatërroi çdo gjë në këtë qytet.  

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img