Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
1kmh
75 %
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
E shtunë, 3 Dhjetor, 2022

Me zemra të shkulura nga kraharori, zbulohet varri masiv me eshtrat e 76 fëmijëve: U sakrifikuan në ritual fetar

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një zbulim i rrallë arkeologjik është bërë në Peru, ku janë zbuluar varret e 76 fëmijëve të flijuar rreth 1 mijë vjet më parë në rituale fetare, ndërsa i frikshëm është fakti që të gjithëve u mungon zemra.  Gërmimet u bënë në një vend të shenjtë parahispanik në bregun verior të Perusë.

“Ne kemi gjetur 76 varre me eshtrat e fëmijëve të flijuar në gërmimet e fundit që kemi kryer, ” tha për AFP arkeologu Luis Flores, një nga studiuesit në shenjtëroren Pampa La Cruz.

Eshtrat e fëmijëve, të sakrifikuar ishin midis moshës 6-15-vjeç, dhe u zbuluan mes korrikut dhe gushtit në dy zona të kësaj faltoreje të vendosur në komunën e Huanchaco, 500 km në veri të Limës.

“Ne ishim të befasuar që ndërsa gërmuam 10 ose 20 centimetra, dolën gjithnjë e më shumë mbetje. Kuptuam se ishin fëmijë,” tha Flores.

Ai shpjegoi se gjokset e fëmijëve ishin hapur ndërsa zemrat e tyre ishin hequr në nder të perëndive.

Dyshohet se flijimet mund të jenë për shkak të mungesës së shiut, probleme politike apo luftërave, në popullin Chimu, zbulojnë arkeologët.

Mes zbulimeve janë 5 vajza të varrosura në grup së bashku, në rreth, me kokat të bashkuara.

Në këto gërmime, përveç arkeologëve peruan, morën pjesë studentë dhe akademikë nga universitetet e Floridës dhe Luiziana në Shtetet e Bashkuara.

Puna e gërmimit përfundoi këtë muaj, por do të rifillojë në vitin 2023, tha Flores, kështu që numri i eshtrave njerëzore mund të rritet.

Ky zbulim më pas çoi në rishikimin e teorive rreth sakrificave njerëzore në ritualet parahispanike.

Qytetërimi Chimú u përhap përgjatë bregdetit peruan deri në Ekuadorin e sotëm. Rreth vitit 1475 u zhduk kur u pushtua nga perandoria Inka, kryeqyteti i së cilës ishte Cusco (në Perunë juglindore).

Nga ana tjetër, perandoria Inka u nënshtrua nga Pizarro dhe njerëzit e tij disa dekada më vonë.

Më shumë




spot_img








spot_img