Hapësire reklamuese

Aktualitet

Me zë të ulët më tha "Unë e di që do iki shpejt", Endri Shabani për vdekjen e Kristaq Trajës: Ishte filozofi dhe poeti më i mirë në këto anë

Shkruar nga Newsbomb
Me zë të ulët më tha "Unë e di që do iki

Aktivisti Endri Shabani përmes disa rreshtave kujton një episod që ka pasur me Kristaq Trajën, konstitucionalistin e shquar që dje mbylli sytë përgjithmonë. Ai njihej si filozof, poet dhe ndër juristët më të mirë në 30 vitet e demokracisë në Shqipëri.

Shabani tregon se në një nga bisedat, kur u përmend vdekja, Kristaq Traja i kishte thënë se e ddinte që do të ikte shpejt. Në fakt, prej vitesh atqë e mundonte një sëmundje e rëndë.

"Ne nje moment biseda shkoi tek vdekja, dhe krejt papritur Kristaqi me thote me ze te ulet, a thua se po me tregonte ndonje sekret: "une e di qe do iki shpejt".  Nuk ishte shqetesim. Nuk ishte as frike. Ishte thjesht pranim i tragjizmit te ekzistences njerezore. Kristaqi e kishte pranuar se jeta eshte e shkurter", shkruan Shabani.

Shënimi i plotë:

Ishte nje nga ato netet e gjata ku pihej vere, dhe flitej per filozofi e letersi. Sapo kishim marre kopjen e pare te tri veprave te Sheksprit, qe Kristaqi kishte perkthyer ne shqip.

Ne nje moment biseda shkoi tek vdekja, dhe krejt papritur Kristaqi me thote me ze te ulet, a thua se po me tregonte ndonje sekret: "une e di qe do iki shpejt".

Nuk ishte shqetesim. Nuk ishte as frike. Ishte thjesht pranim i tragjizmit te ekzistences njerezore. Kristaqi e kishte pranuar se jeta eshte e shkurter.

Prandaj e jetoi jeten me kthjelltesine e nje filozofi, dhe me pasionin e nje poeti. Kishte zhvleresimin e nje filozofi per ambicjen njerezore, dhe shperfilljen e nje poeti per pasurine materiale. Sepse Kristaqi ishte filozof dhe poet. Ne fakt me i miri qe kane patur keto ane.

Lamtumire profesor. Do me mungosh!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll