Tirana
fog
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
20 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
Sht
3 °
E martë, 18 Janar, 2022
spot_img

Me xhup e kapuç, duke çaluar kthehet në mes të rrugës dhe ndjek Behar Sofinë: JA VIDEO kur Ernejt Shyti ndjek këmba-këmbës shënjestrën e tij

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

53f13acf9f136f7f7bf1f6acbf2e6e60

Ernejt Shyti, është 24-vjeçari i arrestuar nga policia si autor i vrasjes së biznesmenit Behar Sofia.

Ditën e sotme është publikuar edhe videoja ku ai duket me një xhup dimëror dhe që ecën duke çaluar.

Siç duket edhe në video, me një kapuç në kokë dhe i veshur me xhup, ai kalon trotuarin dhe futet përmes makinave.

Më pas Behar Sofia kalon me shpejtësi vijat e bardha dhe 24-vjeçari kthehet sërish mbrapa në mes të rrugës me makina.

Fillimisht ai e shikon përballë për t’u siguruar që është ai, pastaj i ndjek nga mbrapa ku pak minuta më pas e ka qëlluar me armë zjarri.

Ky maskim nuk e shpëtoi dot Ernejt Shytin që mos të zbulohej nga autoritetet të cilat kryen ekspertizë në Britaninë e Madhe për të konfirmuar që ky është një improvizim.

Policia ka arrestuar edhe bashkëpunëtorët e tij Xhuliano Visha, Leonor Xhixha dhe Skender Vathi.  

LEXO EDHE: “Bëra sikur çaloja që të mos njihesha nga kamerat”, ekspertët britanikë zbulojnë rrengun: Si tentoi të shpëtonte vrasësi i Behar Sofisë

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img