Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
3.1kmh
75 %
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

‘Me xhup dhe kapele të zezë’, dëshmitari ‘zbulon’ vrasësin e Behar Sofisë, flet dhe shoferi: Debatoi në telefon se i kishin vonuar një pagesë

spot_img

Lajme të ngjashëm

2fabf7b194eb71a6815083c4f9ae0b5e

Detaje të reja janë zbuluar për vrasjen e Behar Sofisë, i cili u ekzekutua më 25 shkurt buzë trotuarit të lumit të Lanës.

Një dëshmitar me inicialet S.K. që punonte me kohë të pjesshme si shofer i viktimës i tha grupit të hetimit se “gjatë kohës qe ishte me Behar Sofinë  ai i ka shprehur shqetësim për një debat  përmes telefonit me një sipërmarrës , të cilin me emër nuk e njeh. Po viktima i ka thënë se sipërmarrësi i ka vonuar pagesat për  një dyqan që gjendet tek Unaza e re afër Astirit.”

Nga ana tjetër, gazetarja e T.CH, Anila Hoxha, ka mësuar detaje të reja mbi vrasjen e Behar Sofisë që tronditi Tiranën. Gjatë hetimeve është shoqëruar një person me inicialet M. Elezi, i cili është marrë në pyetje dhe më pas është lënë i lirë.

Ndërkohë që dëshmitari okular A. Pengu ka zbuluar detaje të rëndësishme dhe ka thënë se: Në muajin nëntor 2020 dola për herë të fundit nga burgu, unë vjedh ndonjë gjë, jam edhe përdorues i të gjitha llojrave të drogës. Atë ditw dola nga shtëpia pasi u zura me të zotin e shtëpisë mora një torbë me rroba dhe dola. Dola pa ditur as vete ku do shkoja, shkova tek ura poshtë bulevardit për të fshehur torbën me rroba. 

Në këtë moment një person i vjetër, i veshur me të zeza me kapele, erdhi nga krahu i piramidës dhe befas ndaloi aty poshtë urës. Aty mori një biçikletë që kishte lenë aty. Ky person ecte me hap të shpejtë. Ishte me xhup të zi dhe kapele të zezë, dhe seç bëri një veprim duke ulur kokën dhe me dorë a e hoqi maskën a e vuri, nuk arrita ta fiksoj këtë veprim. Pasi mori biçikletën po me atë shpejtësi u ngjit në drejtim të bordurës anësore.

Si ndodhi ekzekutimi?

Viktima ka qenë duke pirë kafe poshtë banesës së tij, në katin e dytë të një qendre tregtare pranë rrugës së Elbasanit, një lokal të cilin ai e frekuentonte shpesh dhe që gjithnjë ishte nën prani të personave të tjerë. Të njëjtin itinerar, Sofia e ndoqi edhe të enjten. Ai piu kafe herët në mëngjes dhe doli për të bërë një shëtitje, dy ditë pasi kishte kaluar Covid-19.

Autori e kishte pritur në urën midis zonës se Piramidës dhe katedrales katolike të Shën Palit. Më pas, ai e ndjek për rreth 30 metra dhe e qëllon shumë pranë, një plumb e kap në trup dhe një në kokë. Kamerat e sigurisë tregojnë se autori ka qenë i veshur me një kostum sportiv ngjyrë të errët, me kapuç dhe me maskë mbrojtëse anticovid. Ai është larguar qetësisht pas atentatit, drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Më pas ka marrë një biçikletë dhe është drejtuar në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës.

Pista kryesore e hetimit është ajo e vrasjes për larje hesapesh për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img