Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
24 °
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Me xhaketën e UÇK-së mbi shpatulla, veprimi i Shaqirit pas ndeshjes “tërbon” mediat në Serbi: Skandal!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Xherdan Shaqiri është bërë lajm në mediat serbe. Sulmuesi shqiptar që luan për Zvicrën dha një intervistë mbrëmjen e djeshme pas fitores 2-0 ndaj Irlandës në shtëpi. Gjatë momentit të intervistës, një tifoz shqiptar afrohet dhe I dhuron një xhaketë me simbolet e UCK-së, ndërsa Shaqiri e heq menjëherë për të evituar polemikat.

Ditën e sotme, mediat serbe kanë reaguar të “tërbuara” duke e cilësuar si një skandal të parashikuar pasi Shaqiri festoi me shqiponjë golin ndaj Serbisë në Kupën e Botës disa vite më parë.

“Skandal i parashikuar! Xherdan jep intervistë me xhaketën famëkeqe të UÇK -së! Sa kohë do ta tolerojë UEFA këtë”, shkruan “Kurir”.

“Skandal pas ndeshjes me Irlandën e Veriut”, mediat zvicerane raportuan se përfaqësuesi i vendit të tyre, Xherdan Shaqiri, kishte veshur një të ashtuquajtur xhaketë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)” ,shkruan “Novosti”.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img