Hapësire reklamuese

Politikë

Me xhaketë të kuqe dhe kafe turke, Rama bën analistin: Edit i intereson sherri në PD!

Shkruar nga Newsbomb
Me xhaketë të kuqe dhe kafe turke, Rama bën analistin: Edit i

Kryeministri Edi Rama ka komentuar përplasjen mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, por këtë herë në rolin e analistit dhe jo si kryeministër i vendit.

“Analisti” Rama, me xhaketë të kuqe dhe kafe turke përpara, u shpreh se kryeministrit do t’i interesonte sherri në Partinë Demokratike nëse do të ishte cinik.

“Unë mendoj që në mënyrë cinike, Edi Ramës i intereson sherri. Në mënyrë pragmatike, në funksion të asaj që ka nëvojë Edi Rama, i intereson qetësia. Të dyja këto janë të pamundura”, u shpreh Rama në Zonë e Lirë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.