Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Më vodhe një herë është faji yt, më vodhe dy herë është faji im”, Spahiu: Basha e ka thënë vetë, ndaj duhet të IKI

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Juristi i njohur Kreshnik Spahiu ka bërë një analizë ndryshe, duke u pajtuar me deklaratat e PD-së, e cila thotë se është bërë masakër zgjedhore në zgjedhjet e 25 prillit 2021, por jo vetëm.

Spahiu tha në “Open” se edhe nëse është bërë masakër zgjedhore që nga zgjedhjet lokale të 2015, prapë Basha duhet të japë dorëheqjen, pasi është një humbës serial.

Ish-kreu i “Aleancës Kuqezi” deklaroi se Basha është një lider që nuk garanton dot votën e opozitës, ndaj nuk vlen më në PD.  

Spahiu: Në 2009 Rama kishte fituar 3 zgjedhje rresht, me Besnik Mustafaj, Spartak Ngjelën dhe Sokol Olldashin. Sipas deklaratës së Ristanit, edhe ajo fitore e Bashës dihet si është marrë.

Gjekmarkaj: Atëherë Ristani duhet të hetohet nëse ka pasur gisht në manipulimin e zgjedhjeve të kohë.

Spahiu: Unë bëhem palë me demokratët për masakrën zgjedhore. Dhe ju them nëse është bërë masakër zgjedhore, prapë duhet të largohet. Ai ka një kontratë me popullin shqiptar jo për garantimin e zgjedhjeve, por ka thënë, “Nëse ma hedh një herë është faji yt, nëse ma hedh dy herë, është faji im”. Ke kandiduar 4 herë dhe e marrim se ka pasur masakër zgjedhore në të gjitha rastet. Po mirë o zotëri për çfarë je ti lideri i opozitës. ai të vodhi 4 herë. Vendose në statut nëse do të provohesh 14 herë vëre në statut. Nëse ma hedh 14 herë unë iki herën e 15. E keqja e PD nuk është Basha. por mjerimi i PD është që ecur me një plan, dhe sot demokratët thonë nuk kanë më të mirë se Basha, pra një lider që u garanton vetëm humbje. Ky nuk është faji i demokratëve, por vetëm i një njeriu. Nëse del Berisha dhe thotë duhet të zëvendësohet Basha, nuk ka njeri që ta votojë më.

Spahiu: Unë dje kam këmbyer një mesazh me Kadillin. I kam kërkuar Kadillit që të tërhiqet, sepse atë anije nuk e shpëton dot askush. E ka mbyllur misionin.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img