Emërimi i Alfred Pezës në krye të Televizionit Publik Shqiptar si drejtor i përgjithshëm ka sjellë një sërë ndryshimesh. Shumë gazetarë të larguar, por edhe të shkarkuar. Së fundmi, në kutinë e mesazheve elektronike të Newsbomb.al ka mbërritur një denoncim se si drejtori Peza ka njoftuar gazetaren me inicialet D.Sh për takim me sektorin e burimeve njerëzore, pasi pretendohet se janë shkelur normat e statutit të këtij televizioni.
Pas raportimit të kryeredaktorit Noljan Lole (ndër të paktët që s’është prekur nga reforma), gazetarja e politikës është njohur me njoftimin e takimit me burimet njerëzore për të zgjidhur marrëdhëniet e punës. Raporti i përpiluar nga kryeredaktori Lole është ai që bie në sy. Ndër të tjera aty thuhet se kryeministria ka kërkuar që kamerat e Televizionit Publik Shqiptar të ishin brenda për të bërë plane. Pra, në ditën e Asamblesë Kombëtare të PS-së, qeveria kishte kërukuar kamerat e RTSH-së në dispozicion të partisë.
“Kur i thashë pse nuk doli me linjë, por me Skype m’u përgjigj se solitoni nuk punonte, ndërsa operatori ishte brenda pasi e kishte kërkuar kryeministria për të bërë plane”, thuhej në shkresën e kryeredaktorit të RTSH-së drejtuar raportuar për drejtorin e përgjithshëm, Alfred Peza.
Ai ka përshkruar ditën e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, problemet teknike, ku evidonte edhe faktin se zonja D.Sh nuk kishte qenë e gatshme për t’i shërbyer punës.
“Më vjen zor t’u bërtas se po shkoj dhe 50 vjeç”, shkruante kryeredaktori i televizionit publik. Me sa duket të punosh në media, gjithçka qenka e lidhur me moshën, pavarësisht postit apo pozicionit që ke dhe kërkesa e llogarisë përkon ngushtësisht me moshën mbi supe. Thua kjo të jetë e vërtetë?! Më poshtë iu njohim dhe me vendimin e shkarkimit, por edhe raportin e hartuar nga kryeredaktori i RTSH-së.
[gallery columns="1" td_select_gallery_slide="slide" size="full" ids="723816,723817,723818"]