Hapësire reklamuese

Politikë

“Më vjen turp për protestën”, Rama ua bën të qartë qytetarëve: S’ka protestë që të zhbëjë taksën e naftës

Shkruar nga Newsbomb
“Më vjen turp për protestën”, Rama ua bën

Kryeministri Edi Rama në një lidhje të drejtpërdrejt po flet për protestën dhe rritjen e çmimeve.

Ai u shpreh se i vjen turp për protestën, pasi Shqipëria është i vetmi vend që po proteston për pasojat e luftës.

Ndër të tjera ai u a ka bërë të qartë qytetarëve se çfarëdo proteste të mbajnë taksa e naftës nuk do të hiqet, teksa edhe një ka thënë se Shqipëria është i vetmi vend që nuk ka rritur çmimin de energjisë elektrike.

“Më vjen turp që Shqipëria, anëtar i NATO-s është i vetmi vend që proteston për pasojat e para të luftës në Ukrainë. Që kërcimin e lartë të naftës e mohojnë vetëm ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë dhe pastaj ata të tjerët që dëgjojnë nga ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë.

Që kjo qeveri nuk ka pritur luftën që të tregojë dashamirësinë e saj këtë e tregojnë shumë gjëra, por së fundmi e tregon më troç në këto faturat tuaja të energjisë. Si cdo familje shqiptare prej muajsh asnjë familje dhe asnjë biznes nuk e paguan vetë faturën e energjisë, por bashkë me qeverinë.

Qeveria paguan 80% të faturës së energjisë tuaj. Tani këtë nuk e  ka bërë asnjë qeveri tjetër. Qeveritë e tjera nga Kosova në Maqedoni kanë rritur çmimin e energjisë. Ne u zotuam se nuk do rrisim çmimin. Si ta imagjinonim vetëm luftën kishim mangët. Dhe megjithatë po i qëndrojmë zotimit.

Ne do të derdhim deri në fund të vitit 650 milion euro për faturat e energjisë të familjeve shqiptare dhe të 95 mijë bizneseve të vogla. Mjafton të shikosh sipërfaqësisht buxhetin e shtetit. Merreni faturat dhe bëni një shumëzim, për të kuptuar që kjo qeveri është krejt e kundërta e atyre që shajnë që protestojnë në emër të popullit me dritën e Iphon.

Kur pa bërë asnjë lloj llogarie e duke sajuar i kërkohet të heqë taksëm. Kë komunizëm do ulin këta njerëz. Akuzojnë qeverinë që ngre çmimet kur e tërë bota po përballet për shkak të luftës.

Taksat e naftës nuk do të hiqet dhe këtë nuk ka protestë që e zhbën. Taksat nuk do të hiqet sepse çmimi i energjisë nuk do të rritet. Duhet ta fusin mirë në kokë këtë të gjithë” tha Rama ndër të tjera.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll