Tirana
broken clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
57 %
5.1kmh
75 %
Hën
24 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

‘Më vjen keq se je burrë i mençur’, Korab Lita bllokon foltoren e Kuvendit, Ruçi e përjashton nga seanca

spot_img

Lajme të ngjashëm

43f55cb4eef63a4c154e91767dcb8a7c

Seacna plenare e ditës së sotme në Kuvend është zhvilluar me debate të forta.

Deputeti Korab Lita pas replikave të forta ka bllokuar foltoren e Kuvendit, duke mos i liruar rradhën kreut të Grupit Parlamentar në PS Taulant Balla.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka zbatuar rregulloren dhe e ka përjashtuar nga seanca e ditës së sotme. Më pas ka kërkuar 5 minuta pushim për rifillimin e seancës.

“Ulu në vend se të sqaroj unë për emrin. Zoti Murrizi foli në emër të grupit, nëse ke problem diskuto në grup jo në parlament. Ulu. Nuk ulesh, po të tërheq vëmendjen se nëse nuk ulesh do të marr masa do të përjashtohesh.

Më vjen keq se je burrë i mençur. Atëherë, nëse vijon do të përjashtoj nga seanca. Pasi të kam paralajmëruar, po e mban të bllokuar foltoren do të përjashtoj. Atëherë zoti deputet je i përjashtuar. 2 minuta pushim, sa deputeti të lëshojë sallën e parlamentit”, tha Ruçi.

 

Më shumë

spot_img