Tirana
moderate rain
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
82 %
6.2kmh
100 %
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

ME VIDEO/ Turma e tifozëve përballet me Policinë, një person mbush pistoletën dhe e drejton nga holandezët

spot_img

Lajme të ngjashëm

Përleshjet me tifozëve holandezë dhe Policisë së Tiranës vazhdojnë dhe në këto momente. Blutë e kryeqytetit janë detyruar të përdorin gaz lotsjellës  për të shpërndarë turmat e mbështetësve të Feynoord, të cilët janë të shumtë në numër.

Siç shihet nga pamjet e mëposhtme, janë më shumë se 200 tifozë problematikë të ardhur nga Holanda, të cilët të ndikuar dhe nga konsumi i lartë i alkoolit, kanë sulmuar me shkopinj dhe gurë efektivët e patrullës dhe ata të “Shqiponjave”.

Në videon e mëposhtme, të regjistruar në orët e vona të kësaj mbrëmje mes zonës së “21 Dhjetorit” dhe “Vasil Shantos” shihet se turma e tifozëve është përballur me Policinë, e cila e kishte rrethuar nga të dy anët.

Dy persona shfaqen jashtë në furgoni të bardhë, me armë zjarri pistoletë në dorë. Ata janë të veshur civilë dhe në një moment mbushin armët dhe i drejtojnë nga tifozët holandezë.

Më shumë




spot_img








spot_img