Me VIDEO, ja si të aplikoni për marrjen në përdorim të hapësirës së plazhit përgjatë gjithë sezonit 2020

Publikuar tek: aktualitet, më 17:32 03-06-2020 Me VIDEO, ja si të aplikoni për marrjen në përdorim të hapësirës së plazhit përgjatë gjithë sezonit 2020

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ilustruese ku bëhen me dije të gjitha sqarimet, lidhur me mënyrën e aplikimit të bizneseve për të marrë në përdorim një hapësirë plazhi, gjatë gjithë sezonit 2020.

Përmes një shënimi në facebook, Rama thotë se subjektet akomoduese apo shërbimi duhet të aplikojnë në e-Albania, aplikim i cili mund të bëhet edhe nga telefoni.

"Zero kosto, zero ecejake, zero rryshfet!", shkruan kreu i qeverisë.

Statusi i plotë i Ramës

Në e-Albania https://e-albania.al/, aplikim për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi, PËR TË GARANTUAR SA MË SHUMË SIGURI NË MBROJTJEN E SHËNDETIT DHE PËR TË MOS LEJUAR MË ZAPTIMIN E PLAZHEVE QË PËR 30 VJET U KA NXIRË PUSHIMET NJERËZVE TË KËTIJ VENDI

Subjektet akomoduese apo shërbimi duhet të aplikojnë në e-Albania për marrjen në përdorim të hapësirës së plazhit përgjatë gjithë sezonit 2020, duke marrë përgjegjësi për zbatimin e rregullave dhe mosshmangur asnjë detyrim ndaj qytetarëve, bashkisë, shtetit.

Aplikimi është i thjeshtë dhe mund të bëhet edhe nga telefoni

Një sistem i ri këtë vit, që siguron transparencë, shmang zvarritjet po edhe allishverishet e të shkuarës dhe garanton paprekshmërinë e plazheve publike

Ndiqni videon e mëposhtme me të gjitha sqarimet e nevojshme!

Zero kosto, zero ecejake, zero rryshfet!

Me https://e-albania.al/, sezon të mbarë turistik 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094470977783203
array(1) { ["section"]=> string(110) "me-video-ja-si-te-aplikoni-per-marrjen-ne-perdorim-te-hapesires-se-plazhit-pergjate-gjithe-sezonit-2020-208938" }