Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Me vargjet e Naim Frashërit, Meta poston fotot me vogëlushët dhe uron 1 Qershorin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidneti Ilir Meta ditën e sotme i është bashkuar festës së fëmijëve.

Meta ka postuar disa foto në rrjetet socioale, ku shihet me fëmijët në festat e organizuara për ta, teksa shkruan se çdo fëmijë meriton mundësinë e barabartë për t’u rritur denjësisht.

Ndër të tjera kreu i shtetit thotë se duhet t’i mbështesim fëmijët për të bërë ëndrat e tyre realitet.

Postimi i plotë i Metës:

Me shumë gëzim ju bashkova sot festës së fëmijëve për të ndarë me ta urimin e ngrohtë të çdo prindi: Gëzuar 1 Qershorin!

Çdo fëmijë në Shqipëri meriton mundësinë e barabartë për t’u rritur denjësisht, për t’u arsimuar dhe për të realizuar ëndrrat shumëngjyrëshe në një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm.

Të ecim dorë për dore me ta dhe t’i mbështetim në dëshirat e tyre, duke i dëgjuar dhe i ndihmuar të zhvillojnë cilësisht aftësitë, për të ndërtuar të ardhmen e ndritur, që meritojnë, në Atdheun e tyre.

“Falu gjithë mirësitë

Të rrojnë me nder në jetë

Të mësojnë dituritë

Të bëhen të vërtetë

Të nderojnë Mëmëdhenë

Vlerat t’ja lartësojnë

Mbi gjithë botën ta ngrenë

Si lule ta zbukurojnë!” – Naim Frashëri 🌸💐🇦🇱

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img