Tirana
overcast clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
70 %
2.6kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Vrasja e nënkomisarit Saimir Hoxha, SPAK zbarkon në Lezhë, shkatërrohet grupi kriminal, 20 të arrestuar, ka dhe policë (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një opperacion i madh antidrogë është duke u zhvilluar në këto momente në Lezhë. Me urdhër të Prokurorisë Speciale janë lëshuar të paktën 20 urdhër-arreste për disa persona të përfshirë në veprimtari kriminale që lidhet me kultivimin e narkotikëve.

Dyshimet e para janë se kemi të bëjmë me një operacion në vazhdimësi të atij që kishte nisur Policia e Lezhës, ku mbeti i vrarë nënkomisari Saimir Hoxha. Bëhet fjalë për një grup të madh kriminal që vepron në këtë zonë.

  • Emrat e disa të arrestuarëve janë: Gjin Kola, Leonard Kola, Ilir Prenga, Tanush Lekgegaj, Aleks Kedheli, Ilir Kolaj, Pashk Lala, Myl Rrapaj.

Mësohet se mes personave të arrestuar janë dhe disa punonjës të Drejtorisë së Policisë së Lezhës, të cilët janë implikuar në këtë veprimtari të jashtëligjshme. Të paktën 8 nga të arrestuarit janë policë. Në bazë të hetimeve, SPAK ka arritur të provojë përfshirjen e tyre në veprimtari kriminale dhe sot ka urdhëruar arrestimin.

Në terren janë dhe drejtues të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Ata po ndjekin operacionin bashkë me prokurorët e SPAK.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img