Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Me uniforma por pa armë, Njësia Elitare e Policisë së Kosovës proteston sot

Shkruar nga Newsbomb

Njësia më elitare e Policisë së Kosovës (NJSI) pritet të protestojë sërish sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Protesta do të mbahet në orën 12:00 dhe asaj do t’i bashkohet edhe Sindikata e Policisë së Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri. “Po, do të jemi në protestë, ku do t’i publikojmë edhe kërkesat tona”, është shprehur ai.

Të veshur në uniforma, por pa armë ashtu siç do të jenë dhe sot, ata protestuan para objektit të Qeverisë së Kosovës me tri kërkesa kryesore: kategorizimin si njësi të veçanta dhe përfshirja në listën e ekspertëve, rrezikshmëria të përcaktohet në 50 për qind të pagës bazë dhe që të ketë shtesa për kushte specifike të punës.

Edhe më 1 nëntor, pjesëtarët e Njësive më Elitare të Policisë së Kosovës, Njësisë Speciale Intervenuese (NJSI) dhe Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive (NJTME) kanë protestuar dhe lajmëruan një mbledhje tjetër më datë 7 Nëntor.

Megjithatë, kjo datë e dytë u pezullua përkohësisht, pasi kryeministri Albin Kurti u premtoi atyre takim zyrtar për t’i diskutuar kërkesat e tyre dhe për të gjetur një zgjidhje. Takimi u zhvillua, por pa ndonjë rezultat dhe për rrjedhojë vjen edhe protesta e sotme.

Njësia Elitare e Policisë së Kosovës Njësia Elitare e Policisë së Kosovës

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese