Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
24 %
4.6kmh
0 %
Hën
3 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
9 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

“Me u gjet Kola në punë!”, Rama u përgjiigjet akuzave për sigurinë kombëtare: Institucionet kanë funksionuar siç duhet

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave për ngjarjet në bazat ushtarake në Gramsh dhe Poliçan.

Përmes një postimi në tëiter ai ka hedhur poshtë akuzat se siguria kombëtare është cënuar, duke thënë se institucionet kanë funksionuar siç duhet.

“Me u gjet Kola në punë!” është një shprehje popullore që kaq shumë u shkron mbrojtësve të zellshëm të Sigurisë Kombëtare, shfaqur me të gjitha bateritë në ekrane, portale e faqe personale, duke mos lënë gjë pa thënë përveç të vërtetës: Institucionet kanë funksionuar siç duhet!” shkruan Rama.

Kujtojmë se dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç , janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh. Ata sulmuan me spray neuro-paralizues dy ushtarët shqiptarë që ndodheshin në uzinë.

Ndërsa në Poliçan, 4 çekë u kapën sot nga policia. Dy prej tyre ishin futur brenda tuneleve të fabrikës së armëve.Në dëshminë e tyre, shtetasit e huaj kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.

Më shumë


spot_img









spot_img