Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Hën
14 °
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
E hënë, 18 Tetor, 2021
spot_img

‘Me tren nga Durrësi në Prishtinë’, propozimi i Ramush Haradinajt

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në Kosovë filluan dje punimet për rehabilitimin e fazës së parë të linjës së 10-të hekurudhore Prishtinë-Hani i Elezit.

Kryeminsitri Ramush Haradinaj, e cilësoi këtë si një projekt me shumë rëndësi. Kreu i qeverisë më tej e quajti infrastrukturën parakusht për zhvillimin ekonomik dhe gjithashtu kërkoi ndërtimin e linjave të veçanta hekurudhore që e lidhin Kosovën me Shqipërinë dhe Malin e Zi.

“Kosova mund të mburret për infrastrukturën rrugore, por ngecim në infrastrukturën hekurudhore. Ka qenë e domosdoshëm rehabilitimi i kësaj linje. Një aspekt që na sfidon është infrastruktura energjetike dhe infrastruktura ujore. Kosovës do t’i duhej të ketë rezerva të ujit, siç ishte rasti i Gjilanit. Sot po niset rikthimi i linjës hekurudhore për në Han të Elezit. Ne kemi linje hekurudhore me Serbinë dhe Maqedoninë, por jo me Shqipërinë dhe Malin e Zi. Është me interes që të ketë një linjë Prishtinë-Durrës. Ne na mungon po ashtu dhe infrastruktura e gazit natyror”, tha kryeministri Haradinaj.

 Linja hekurudhore Prishtinë-Hani i Elezit 150 kilometra e gjatë dhe merr rëndësi pasi lidh vendet e rajonit dhe shton kapacitetin transportues të mallrave. Ai paraqet një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore që realizohet me mbështetjen e Bashkës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe BE-së.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img