Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
2.1kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
34 °
E diel, 25 Korrik, 2021

“Më trafikuan dhe përdhunuan 13 vjeçe”, Miss Kosova tregon historinë e trishtë: Kurorën ia dedikoj babit, është në burg se më shpëtoi mua

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

19-vjeçarja nga Gjilani, Tuti Sejdiu arriti që të “rrëmbente”  kurorën e më të bukurës së Kosovës.  Pasi mori çmimin, bukuroshja kosovare tha se kurorën ia dedikon babait të saj i cili ndodhet në burg.

“Arsyeja që kam ardhur në Miss Universe është familja ime, kishin gjithmonë qejf të shpallesha Miss. Kam aplikuar, kam ardhur dhe nuk e besoja që do e fitoja. Kjo kurorë i dedikohet vetëm familjes time pasi gjatë jetës së tyre kanë sakrifikuar shumë për mua, e vazhdojnë që të sakrifikojnë. Jam e mërzitur sepse shoh gjithë familjen aty dhe vetëm një karrige është e zbrazët sepse mungon babai im. Është sot në burg për mua sepse ka luftuar për padrejtësinë që më kanë bërë,”– u shpreh Tuti Sejdiu.

Pas gjithë fjalëve të saj fshihet një histori e trishtë të cilën më herët “Miss Kosova” e ka treguar në një intervistë të dhënë.  Ajo zbuloi se gjashtë vite më parë është trafikuar në Serbi nga një person që jetonte përballë shtëpisë së saj dhe është përdhunuar nga njerëz të ndryshëm.

Tuti tregoi se i ati kërkoi ndihmë në të gjitha institucionet për gjetjen e saj dhe për këtë arsye sot ndodhet në burg.  Gjatë intervistës ajo shtoi se trafikuesi i saj dhe përdhunuesit janë të lirë dhe gjatë gjithë kohës merr kërcënime të ndryshme.

Ajo tha se do të vazhdojë të luftojë për të vendosur drejtësi për të atin edhe pse është tepër e vështirë pasi familjarët e trafikuesit punojnë në institucionet e drejtësisë dhe ndërhyjnë që të mos lirohet.

Më shumë

spot_img
spot_img